BE lançon aplikacionin online për verifikimin e moshës për fëmijët - Business Magazine Albania

BE lançon aplikacionin online për verifikimin e moshës për fëmijët

Një aplikacion i ri digjital është planifikuar të lançohet për të parandaluar aksesin e fëmijëve në BE në pornografi dhe përmbajtje të tjera të papërshtatshme në internet.

“Komisioni Evropian po teston një prototip të një aplikacioni për verifikimin e moshës, i cili fillimisht do të zbatohet në Danimarkë, Francë, Spanjë, Greqi dhe Itali”, tha sot Komisioni në një deklaratë. Verifikimi do të bëjë të mundur kontrollin anonim të moshës së përdoruesve – pa ruajtur të dhëna personale si emrin ose datën e lindjes së tyre. Plani afatgjatë është integrimi i teknologjisë në kartën digjitale të identitetit të BE-së (eID), një lloj prove zyrtare online e identitetit që do të jetë e disponueshme nga fundi i vitit 2026.

Lexo edhe: 7 kompani nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova bëhen pjesë e Dare2Scale të Endeavor

“Fëmijët meritojnë një fëmijëri digjitale të sigurt. Ky është një nga prioritetet kryesore të Presidencës daneze. Pa verifikimin e duhur të moshës, ne nuk do të mund t’i mbrojmë fëmijët online”, tha Caroline Stage Olsen, ministrja e Danimarkës për Çështjet Digjitale. Komisioni Evropian ka publikuar gjithashtu udhëzime të reja për të ndihmuar platformat në mbrojtjen e të miturve. Ai propozon që profilet e fëmijëve të jenë të vendosura si private dhe të mund të shihen vetëm nga kontaktet e konfirmuara.

Funksionet që nxisin sjelljen e varësisë – si lojërat online, të cilat janë krijuar për të detyruar përdorimin e përditshëm të aplikacioneve përmes sistemeve të shpërblimit, do të çaktivizohen për të miturit. Masat e reja janë pjesë e zbatimit të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), i cili përcakton kërkesa më të rrepta për platformat e mëdha të internetit,  me qëllim mbrojtjen e përdoruesve. Disa vende të BE-së po bëjnë përpjekje për të vendosur një kufi moshe të standardizuar për aksesin në mediet sociale.

eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0