BE do t’i japë 80 milionë euro Shqipërisë për krizën energjitike - Business Magazine Albania

BE do t’i japë 80 milionë euro Shqipërisë për krizën energjitike

Nga Tirana presidentja e Bashkimit Eropian Ursula von der Leyen tregoi se edhe Shqipëria është përfituese e një pakete mbështetëse financiare të BE në përballimin e krizës energjitike.

“Ne kemi vendosur që të jemi unitarë dhe solidarë. Pra, ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Më pas do të ketë mbështetje për sistemin e energjisë. Këtu po flasim 500 mln euro në grante për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetike”tha Ursula von der Leyen.

Lexo edhe: BE, 1 miliard euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor në krizën energjitike

“80 milion euro nuk janë pak janë një shifër e konsiderueshme. Janë 1/6 e shpenzimit deri në fund të vitit 460 milion euro. Një shumë marramendëse për buxhetin tonë por ka ndihmuar për inflacionin. Shqipëria sot ka inflacionin më të ulët në rajon. Kjo se kemi një mburojë për energjinë. Sikur të preknin çmimin e energjisë kjo do të reflektonte në çmimet e produkteve të tjera”, u shpreh Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama saktësoi te taksa e jashtëzakonshme do të aplikohet vetëm për tre prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në vend dhe jo Hidrocentralet.

Gjatë qëndrimit disa orësh në Tiranë zonja Ursula von der Leyen u prit edhe nga presidenti republikës Bajram Begaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0