Bashkimi i Dhomave të Tregtisë: Punonjësit e bizneseve të vetëdeklarojnë lëvizjen

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë: Punonjësit e bizneseve të vetëdeklarojnë lëvizjen


 Punonjësit e bizneseve, që vazhdojnë rregullisht të ushtrojnë aktivitetin e tyre, mund të qarkullojë me makinat personale në orarin e lejuar (06:00-08:00 dhe 16:00-17:00), duke bërë vetdeklarimin online të lëvizjes së tyre.

Vetëdeklarimin mund ta bëni duke plotësuar formularin online këtu.

Për bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë Tiranës, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, duhet t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Gjithashtu, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është në kontakt me Drejtorinë e Policisë, për të zgjidhur sa më parë të gjitha problematikat e shprehura nga bizneset, për pjesën e autorizimeve dhe është komunikuar që shumë shpejt, ata që kanë kërkuar autorizime, do të marrin një përgjigje nga adresa që është vënë në dispozicion.

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë u bën thirrje bizneseve, nëse kanë propozime konkrete që mund ta lehtësojnë këtë proces, t’ia dërgojnë sa më parë që të mund të hartohet një dokument për t’ja dërguar qeverisë.

Informacione të mëtejshme lidhur me akreditimin dhe lëvizjen e punonjësve të bizneseve mund t’i gjeni duke klikuar DPSHTRR dhe Policia e Shtetit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0