Bashkia Tiranë prezanton projektin “APPS CHALLENGE – TIRANA” - Business Magazine Albania

Bashkia Tiranë prezanton projektin “APPS CHALLENGE – TIRANA”

Bashkia Tiranë njoftoi sot programin “APPS CHALLENGE – TIRANA”. Qëllimi i projektit “Apps Challenge-Tirana” është që të rinj, deri në moshën 25 vjeç, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët janë duke ndjekur ose kanë jo më shumë se dy vjet që kanë përfunduar studimet e nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor do të angazhohen në praktikë dhe do të fitojnë një eksperiencë pune për 4 muaj në Bashkinë Tiranë.

Për të kryer internshipin 12 (dymbëdhjetë) të rinjtë fitues, do të përzgjidhen nëpërmjet procedurës së konkurrimit, dhe pas përzgjedhjes do të punojnë në 3 (tre) Skuadra Pune, për të realizuar dhe përfunduar gjatë periudhës 4 mujore të praktikës, 3 (tre)  aplikacionet duke bashkëpunuar nga afër me stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikave,  pranë Bashkisë Tiranë.

Në përfundim të praktikës, secila Skuadër Pune dorëzon aplikacionin mobile dhe në bashkëpunim me Grupin Mbikëqyrës bëjnë të mundur vendosjen e tyre në App store respektive për aplikacionet Android dhe iOS.

Praktikantëve fitues do ti akordohet një çmim individual bruto, prej 41,666 lekësh si edhe një çmim secilës prej 3 skuadrave të punës sipas renditjes përfundimtare:

  • për vendin e parë çmimi prej 110,000.00 lekë;
  • për vendin e dytë çmimi prej 90,000.00 lekë;
  • për vendin e tretë çmimi prej 80,000.00 lekë;

Afati i aplikimit për projektin është deri në 20 shtator 2020. Për informacion të mëtejshëm rreth mënyrës së aplikimit, aplikantët mund të dërgojnë një kërkesë për informacion në adresën elektronike: appschallenge@tirana.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0