Bashkia e Tiranës hap tenderin për terminalin e transportit publik - Business Magazine Albania

Bashkia e Tiranës hap tenderin për terminalin e transportit publik


Terminali i transportit publik në kryeqytet do jepet me procedurën e partneritetit publik-privat. Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për realizimin e projektit, punimeve dhe ofrimin e shërbimeve, që mbyllen në 7 Nëntor 2016.

Bashkia e Tiranës fton operatorët ekonomikë për të marrë pjesë në procedurat konkurruese përzgjedhëse për Partneritetin Publik, duke iu referuar ligjit të koncesionit shqiptar. Fituesi i tenderit ka si detyrim hartimin e detajuar të projektit dhe zbatimin e ndërtimit të një terminali të ri të Transportit Publik të qytetit të Tiranës, mirëmbajtjen e tij të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, si dhe menaxhimin e mëvonshëm të procedurës për tenderim.

Kohëzgjatja e koncesionit është në bazë të periudhës së ofruar nga ofertuesi fitues, midis 15 dhe 35 vjet. Terminali do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 85 mijë metra katror në zonën e Kamzës, konkretisht përgjatë korridorit kryesor udhëheqës në veri-perëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit e kontraktuar mbi një bazë afatgjatë.

Në shkëmbim, koncesionari do të mbledhë të gjitha tarifat e vendqëndirimit të autobusëve, të ardhurat e shitjes me pakicë ose me qira dhe tarifat e parkimit, në mënyrë që të amortizojë kostot fillestare kapitale, shpenzimet operative dhe të mbulojë shërbimin e borxhit. Terminali do të ketë qasje në unazë, parkim për autobusë, taksi, stacione për pasagjerët, garazh për autobusët, pikë karburanti, hapësira publike, etj. BERZH shpreh gatishmërinë për financimin e fituesit të mundshëm të kontratës në fjalë, pas plotësimit të të gjitha kërkesave ligjore të shprehura nga Autoriteti kontraktues. Tenderi duhet të shoqërohet me një sigurim të ofertës prej 300.000 euro.

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0