Bashkëpunimi rajonal, forcë shtytëse për rritje ekonomike dhe stabilitet - Business Magazine Albania

Bashkëpunimi rajonal, forcë shtytëse për rritje ekonomike dhe stabilitet

Bashkëpunimi rajonal

Armela Toska

Përkundër sfidave të ndryshme, vendet e Ballkanit Perëndimor po hedhin hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE, si dhe në përmirësimin ekonomik të rajonit. Vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të përmirësojnë ekonomitë e tyre dhe të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit në BE duke ndërmarrë hapa të mëtejshëm në nivel rajonal.


Integrimi politik dhe ekonomik drejt strukturave dhe tregjeve europiane do të bëjë të mundur krijimin e një rrjeti të përbashkët rajonal në lehtësimin e tregtisë mes vendeve të Ballkanit

Që nga fillimi, pushteti i BE-së ka ndihmuar në reformimin e shtetit dhe ekonomisë në Ballkan, në përmirësimin e cilësisë së demokracisë dhe në rritjen e produktivitetit në institucionet publike.
Procesi i anëtarësimit në BE është i ndërtuar në mënyrë të atillë që politikëbërja përkatëse në vendet e Ballkanit anashkalon diskutimet për politikat. Në fakt, kjo politikëbërje përkthehet në miratim dhe zbatim të standardeve të përputhshme me BE-në. Duke e konsideruar integrimin në BE si perspektiva më e mirë e zhvillimit dhe si një sfidë të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendet e Ballkanit janë të detyruara për një bashkëpunim dhe stabilitet rajonal.

Por, a mundet Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian pa mbaruar një herë së integruari brendapërbrenda? Si mundet një entitet më i vogël të integrohet në një më të madh kur ai vetë është ende i shpërbërë?

Pikësëpari, niveli i lartë i konfliktit politik e pengon zhvillimin dhe progresin e shëndoshë të një shoqërie duke thithur energjinë e kufizuar njerëzore për çështje kryesisht joproduktive. Së dyti, jo vetëm shkojnë dëm koha dhe burimet e kufizuara njerëzore për punë jo krijuese, por e gjithë shoqëria mbahet peng nga një atmosferë e vazhdueshme konflikti, duke tërhequr shumicën e vëmendjes. Kompromisi midis këtyre vendeve mund të përshkallëzojë situatën e brendshme politike midis rajonit. Ndonëse kompromisi në Ballkanin Perëndimor shihet ende shpesh si shenjë dobësie, ai përbën bazën e Bashkimit Evropian, entitetin në të cilin këto vende do të donin të integroheshin.

Sot, niveli i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor ka krijuar nevojën edhe për një mbështetje të fortë parlamentare. Pasi disa forume parlamentare të zhvilluara në rajon jo vetëm që lehtësojnë komunikimin rajonal, por gjithashtu kontribuojnë edhe në mirëkuptimin e përbashkët rajonal dhe procesin e integrimit të rajonit në BE.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me seli në Sarajevë është institucioni më i rëndësishëm që i bashkon vendet e Ballkanit në interesa të përbashkëta. Ky Këshill siguron kontribute të rëndësishme në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan, si dhe në mbështetjen e reformave politike, ekonomike, sociale dhe institucionale në vendet e rajonit.

Me mbështetjen e të gjitha këtyre institucioneve dhe aktiviteteve të mbajtura në nivel rajonal, vendet e Ballkanit po përpiqen të ndërtojnë një perspektivë të re për veten e tyre. Ato dëshirojnë që Ballkani të mos njihet si një rajon i paqëndrueshëm, por si një rajon që lufton korrupsionin, që forcon institucionet shtetërore, që përpiqet të thith investime të huaja dhe që interesohet me kushtet e jetesës së qytetarëve të saj.
Kohët e fundit në bashkëpunimin rajonal midis vendeve të Ballkanit kanë nisur të mëshojnë çështjet ekonomike si: përmirësimi i kushteve të jetesës, konkurrenca dhe zhvillimi.

Për dekada të tëra vendet e Ballkanit nuk po hyjnë dot në mesin e ekonomive në rritje. Nëse u referohemi shifrave, shikojmë se pjesa që zinin vendet e Ballkanit Perëndimor brenda PBB-së totale të botës në vitin 1980 ka qenë 0,38%, ndërsa në vitin 2008 kjo shifër kishte rënë në 0,18%. Pas kësaj date, problemet socio-ekonomike në vendet e Ballkanit u thelluan edhe më shumë për shkak edhe të krizës ekonomike globale. Sot, të ardhurat për kokë banori në vendet e Ballkanit Perëndimor janë 38% e të ardhurave mesatare për frymë në BE.

Megjithatë, vendet e Ballkanit do të duhet të ndërmarrin më shumë hapa në lidhje me këto çështje. Ndërsa për të përshpejtuar procesin e pranimit në BE, ato do të duhet të marrin hapa më të vendosura në nivel kombëtar dhe rajonal, në drejtim të sundimit të ligjit, të mirëqeverisjes ekonomike dhe zhvillimit të kapaciteteve administrative. Përveç kësaj, ato duhet të jenë të kujdesshme në shmangien e lëvizjeve dhe deklaratave që tensionojnë marrëdhëniet dypalëshe sepse është parë që tensionet nuk mungojnë në Ballkan.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0