TIRANA – Kryebashkiaku Lulzim Basha priti sot ne nje takim nobelistin Muhammad Yunus i cili eshte nismetari i revolucionit financiar te mikrokreditimit. Zoti Basha ka vleresuar punen e jashtezakonshme te Yunus, per t’u dhene mundesine e hapjes se nje biznesi, vetepunesimit dhe punesimit mijera njerezve anembane botes. Nxitja e hapjes se bizneseve te reja dhe punesimi eshte prioritet i Bashkise se Tiranes,- theksoi z. Basha.
Kryebashkiaku Basha e njohu nobelistin Yunus me iniciativat e ndermarra nga ana e Bashkise se Tiranes, per te mbeshtetur hapjen e bizneseve te reja dhe zgjeruar ato ekzistuese, kryesisht nga te rinjte. Bashkia e Tiranes ka vendosur nje fond prej 1 milion eurosh, i cili sherben si fond garancie per bizneset e reja qe hapen apo drejtohen nga te rinj, nje skeme qe perdoret per here te pare nga pushteti vendor ne Shqiperi.
Nje tjeter iniciative ku Bashkia e Tiranes ka investuar per here te pare eshte “Crimson Capital”. Bashkia dhe donatore te tjere kane vene nje fond prej 5.2 milione dollaresh per kreditimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ne Tirane.
Per shkak te situates ekonomike qe po kalon vendi dhe rritjes se vazhdueshme te taksave eshte bere i veshtire, madje i pamundur suksesi i bizneseve te konsoliduara, pasi per hapjen e bizneseve te reja eshte thuajse e pamundur. Lufta per mbijetese ka bere qe shume biznese te mbyllin vende pune, ku me te prekurit jane te rinjte.
Ne kete kuader, krijimi i mundesive per te hapur nje biznes, i shanseve per punesim eshte nje nga synimet me te medha te Bashkise se Tiranes,- theksoi kryebashkiaku Basha, duke shprehur deshiren per te bashkepunuar me “Yunus Social Business Albania”, per te nxitur nepermjet instrumenteve te perbashketa, punesimin e te rinjve te cilet duan te ndermarrin iniciativa private biznesi por e kane te pamundur te kene akses ne tregun financiar.
Profesor Yunus ka mirepritur ftesen e zotit Basha per bashkepunim. Basha dhe Yunus rane dakord per venin ne dispozicion te fondeve te perbashketa, per hapjen e bizneseve te reja dhe rritjen e punesimit.
Biografi e Yunus
Muhammad Yunus ka qene profesor i njohur ne “Chittangog University” ne Bangladesh, nje vend me varferi ekstreme, gje qe e beri ate te krijonte nje skeme te mikrokreditimit te fermereve te varfer ne vendin e tij. Me pas, ai themeloi “Grameen Bank”. Permes sistemit te mikrokreditimit, Yunus ka mbeshtetur mijera njerez ne mbare boten, nga ku 94% e perftuesve jane gra. Per kete kontribut te madh ne luften kunder mjerimit dhe varferise, zotit Yunus i eshte akorduar çmimi “Nobel”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto