Bankat digjitale, trendi që po pushton Europën - Business Magazine Albania

Bankat digjitale, trendi që po pushton Europën


Klientët dhe bankat përfitojnë në mënyra të ndryshme nga digjitalizimi i bankave. Disa nga këto beneficione për klientë është edhe shmangia e pritjes së panevojshme në rend për të kryer ndonjë punë në bankë, shmangia e përshtatjes së orarit personal me atë të orëve kur banka është e hapur, nuk ka më nevojë që për të shikuar bilancin dhe transaksionet gjithnjë të shkojnë direkt në bankë e të tjera të ngjashme.

Revolucioni digjital sot ka bërë ndryshime spektakolare në shumë industri, duke përfshirë edhe bankat. Klientët dhe bankat në mbarë botën, por me një ritëm të kënaqshëm edhe në Kosovë, janë duke u adaptuar shumë shpejt ndaj shërbimeve digjitale, ngase që të dyja palët kanë kuptuar se digjitalizimi përmirëson dhe shpejton shumë procese bankare.

Ndërsa çështja se çfarë e përbën një bankë që e mbiquajmë bankë digjitale është një temë e debatuar shpesh kohëve të fundit. Disa njerëz e lidhin atë me aplikacionet e bankës për telefona të mençur dhe tabletë, të tjerët me një bankë pa letra, ndërsa të tretët e kuptojnë si digjitalizim i proceseve dhe produkteve bankare. Çdo bankë digjitale i ka cilësitë e veta unike, por është e nevojshme që të gjitha duhet t’i mbulojnë së paku disa faktorët kryesorë.

Analizat e kohëve të fundit tregojnë se gjatë pesë viteve të ardhshme, më shumë se 2/3 e klientëve bankarë në Evropë do të përshtaten më shumë me botën online. Në fakt, këta konsumatorë tashmë shumë e shfrytëzojnë teknologjinë digjitale në industritë e tjera, për shembull në atë të turizmit për rezervimin e fluturimeve dhe të pushimeve, në industrinë e botimeve, duke blerë libra, si dhe në industrinë e muzikës, ku tash blerjet më të mëdha bëhen në mënyrë digjitale.

Kjo në Kosovë është e shprehur më tepër sidomos të te rinjtë e të rejat, të cilët edhe janë përdoruesit më të shpeshtë të të rejave që i sjell teknologjia. Kështu sot është një praktikë e zakonshme që të dëgjojmë se si të gjitha pagesat për pushimet verore i kryejmë pa u takuar fizikisht me asnjë person, ose se studentët e kanë porositur ndonjë libër për semestrin e ri në ndonjë prej faqeve të popullarizuara botërore të shitjeve online.

Gjithashtu, gjithnjë e më shumë po bëhen blerje të gjësendeve ushqimore dhe mallrave të tjera nëpërmjet kanaleve digjitale dhe ka kohë që në Kosovë hipermarkete të ndryshme kanë krijuar mundësinë që pasi të jenë zgjedhur artikujt nëpërmjet të faqes së tyre në Internet, të njëjtat të ju sjellin në shtëpi.

Klientët dhe bankat përfitojnë në mënyra të ndryshme nga digjitalizimi i bankave. Disa nga këto beneficione për klientë është edhe shmangia e pritjes së panevojshme në rend për të kryer ndonjë punë në bankë, shmangia e përshtatjes së orarit personal me atë të orëve kur banka është e hapur, nuk ka më nevojë që për të shikuar bilancin dhe transaksionet gjithnjë të shkojnë direkt në bankë. Bankimi online mundëson të merreni me paratë tuaja në baza ditore, ku gjithmonë e di se çka po ndodh në llogarinë tuaj bankare.

Ka shumë mënyra në të cilat aftësitë digjitale mund të përdoren nga bankat për të krijuar vlera.Së pari, teknologjitë digjitale rrisin lidhjen e bankës, jo vetëm me konsumatorët, por edhe me punëtorët e saj dhe furnizuesit.

Bankat duke i përcjellë trendët e teknologjisë dhe penetrimin e madh të internetit kanë ndjerë urgjencë për t’u transformuar, duke digjitalizuar produktet dhe shërbimet e tyre. Me këtë transformim bankat e kanë parasysh komoditetin, argëtimin, fuqizimin, komunikimin social, sigurinë, transparencën dhe disponueshmërinë për çdo ditë të javës pa asnjë ndërprerje. Digjitalizimi do të prekë çdo aspekt të operacioneve të bankës, nga zhvillimi i produktit, menaxhimi i riskut dhe deri tek menaxhimi i punëtorëve.

Në Evropën Lindore, veçanërisht në Poloni dhe Republikën Çeke, disa banka vazhdimisht punojnë ne drejtim te digjitalizimit dhe janë duke bërë përparim të madh. Konsumatorët janë duke i pranuar mirë këto ndryshime duke i futur në përdorim mundësitë e reja të tilla si bankim online.

Së fundi, këtë e vërejmë edhe në ndonjërën nga bankat kryesore që operon në Kosovë.

Prandaj, kërkesat dhe pritjet e klientëve janë në rritje e sipër.

Në tregun e sotëm, pritjet e klientëve të bankës për shërbime individuale janë gjithnjë e më komplekse. Klientët normalisht duan një bankë që mbron asetet e tyre dhe u ndihmon që të arrijnë qëllimet financiare, por gjithashtu duan komunikime të rregullta dhe të përshtatshme, besueshmëri, mënyra të thjeshta për t’i kryer punët, adaptim dhe përshtatshmëri nëse rrethanat ndryshojnë.

Se, sigurisht, ashtu siç shpesh thuhet – jeta është nganjëherë shumë e shkurtër për të pritur rend.

Botuar nga Gazeta Express

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0