Banka Qëndrore Amerikane rrit normat e interesit në nivelin më të lartë në 16 vite - Business Magazine Albania

Banka Qëndrore Amerikane rrit normat e interesit në nivelin më të lartë në 16 vite

Banka Qendrore e SHBA-së ka rritur normat e interesit në nivelin më të lartë në 16 vjetët e fundit, në një përpjekje për t’i stabilizuar çmimet. Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me 0.25 për qind – rritja e dhjetë në 14 muajt e fundit.

Këto vendime i kanë rritur ndjeshëm kostot e huamarrjes në të gjithë vendin me ekonominë më të fuqishme në botë, duke shkaktuar ngecje në disa sektorë, si ai hipotekor, dhe çoi drejt falimentimit të fundit të tre bankave amerikane.

Lexo edhe: Inflacioni në eurozonë bie gjatë marsit, por çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten lart

Rezerva Federale paralajmëroi se kjo rritje e normave të interesit mund të jetë e fundit për momentin.

Banka Qendrore e SHBA-së filloi t’i rrisë në mënyrë të ndjeshme normat e interesit vitin e kaluar kur çmimet në SHBA po rriteshin me ritmin më të shpejtë në dekada.

Këto vendime e kanë shtyrë cakun për normën standarde të interesit në 5 deri në 5.25 për qind, në dallim prej afër zeros sa kishte qenë në mars të vitit 2022.

Bankat qendrore në mbarë botën, përfshirë ato në Evropë, kanë ndërmarrë veprime të ngjashme.

Normat më të larta të interesit e bëjnë më të shtrenjtë blerjen e një shtëpie, huamarrjen për të zgjeruar një biznes ose për të marrë borxhe të tjera. Duke rritur këto kosto, zyrtarët presin që kërkesa të bjerë dhe çmimet të stabilizohen.

Që kur Rezerva Federale filloi fushatën e saj, rritjet e çmimeve në SHBA kanë treguar shenja stabilizimi.

Në mars, inflacioni, norma me të cilën rriten çmimet, qëndroi në 5 për qind – niveli më i ulët në gati dy vjet – megjithëse ende në nivel të pakënaqshëm për Rezervën Federale, i cili synon një vlerë prej 2 për qind.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0