Banka e Shqipërisë prezanton vizionin për ekonominë inteligjente në ICEBIT 2025 - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë prezanton vizionin për ekonominë inteligjente në ICEBIT 2025

Në Konferencën Ndërkombëtare ICEBIT 2025, organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli mbi rolin kyç që inovacioni, teknologjia dhe specializimi inteligjent do të luajnë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Guvernatori theksoi se transformimi digjital nuk është më një opsion, por themeli mbi të cilin do të ngrihen ekonomitë e së ardhmes.Ai nënvizoi se teknologjia mund të ndihmojë vendet në zhvillim, si Shqipëria, të kapërcejnë kufizimet strukturore, të ulin kostot e transaksioneve, të rrisin transparencën dhe të hyjnë më shpejt në tregje të reja.

Guvernatori foli gjithashtu për progresin e Bankës së Shqipërisë në modernizimin e sistemit financiar, duke përfshirë integrimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA) që prej 7 tetorit 2025. Ky hap, sipas tij, sjell pagesa më të shpejta dhe më të sigurta drejt Evropës, kosto më të ulëta dhe mundësi më të mëdha për tregti dhe investime digjitale. Banka po bashkëpunon gjithashtu për të mundësuar pagesa të menjëhershme dhe të sigurta 24/7, duke nxitur përdorimin e pagesave elektronike dhe reduktuar përdorimin e parasë fizike.

Ai shtoi se inovacioni ndikon gjithashtu në politikën monetare dhe stabilitetin financiar, duke përfshirë përdorimin e modeleve të avancuara për parashikimin e inflacionit dhe digjitalizimin e mbledhjes së statistikave.

Guvernatori theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve publike dhe universiteteve, duke përfshirë shkëmbimin e të dhënave, pjesëmarrjen e studentëve në projekte kërkimore dhe ndërtimin e kapaciteteve në fusha si stabiliteti financiar dhe edukimi financiar. “Këto partneritete nuk janë luks, por domosdoshmëri për një ekonomi inteligjente dhe gjithëpërfshirëse,” përfundoi ai, duke nënvizuar rolin vendimtar të akademisë në përgatitjen e brezave të rinj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0