Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 Lekë dhe 5000 Lekë - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 Lekë dhe 5000 Lekë


Banka e Shqipërisë (BSH) hodhi në qarkullim dy nga kartëmonedhat e Serisë së Re, përkatësisht prerjet 200 Lekë dhe 5000 Lekë.

BSH organizoi një aktivitet edukativ në ekspozitën dedikuar serisë së re të kartëmonedhave, pranë ambienteve të Kalasë së Tiranës. Në aktivitet ishin Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj, përfaqësues të Departamentit të Emisionit, si dhe nxënës e mësues të një prej shkollave 9-vjeçare në Tiranë. Sipas Ahmetajt, për një ekspozitë të parave nuk ka çelje më të bukur sesa në praninë e fëmijëve.

Zëvendësguvernatorja theksoi se kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë, që hidhen për herë të parë në qarkullim, janë më shumë sesa një mjet këmbimi. Duke i ftuar të pranishmit t’i mirëpresin dhe t’i mirëmbajnë kartëmonedhat e reja, por edhe ato ekzistuese, Zëvendësguvernatorja tregoi se përtej funksionit bazë të tyre, kartëmonedhat mbartin edhe vlera artistike e simbolike të kombit dhe historisë së tij.

Në një bashkëbisedim me fëmijët ajo shpjegoi rëndësinë e institucionit të Bankës së Shqipërisë, si institucioni i vetëm në Shqipëri që ka atributin e emetimit dhe hedhjes në qarkullim të kartëmonedhave. Ajo u shpjegoi se si Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me bankat tregtare i shpërndajnë kartëmonedhat në duart e publikut shqiptar.

Gjatë fjalës së saj, Zëvendësguvernatorja Ahmetaj informoi fëmijët dhe të pranishmit për arsyen e mbajtjes të së njëjtës tematikë në pamjen e serisë së re të kartëmonedhave shqiptare, duke e risjellë atë më të freskët në ngjyra e konfigurim. Ajo shtoi se tematika lidhet me evokimin e epokave të historisë së kombit shqiptar, përmes paraqitjes së portreteve të personaliteteve simbol të tyre, të cilët kanë lënë gjurmë në kujtesën kombëtare. Më pas Zëvendësguvernatorja Ahmetaj u shpreh se portreti i paraqitur në kartëmonedhë e kuriozon  publikun të mësojë diçka më shumë për atë figurë historike dhe rrjedhimisht të mësojë më shumë për historinë e kombit shqiptar.

Në përfundim nxënësit u informuan mbi elementet e sigurisë së kartëmonedhave të reja, si dhe mënyrën se si t’i dallojnë ato nëpërmjet metodës: Prek, Shiko, Lëviz.

Aplikacioni për elementet e sigurisë

Futja në qarkullim e kartëmonedhave të reja bëhet nëpërmjet sistemit bankar shqiptar. Bankat tregtare të cilat kanë nevojë për para, paraqiten pranë Bankë së Shqipërisë për furnizim dhe tërheqin kartëmonedha, sipas kërkesave të tyre.

Duke filluar që nga data 30 shtator 2019, bankat tregtare që janë furnizuar pranë Bankës së Shqipërisë kanë tërhequr kartëmonedhat e reja 200 Lekë dhe 5000 Lekë. Bankat e tjera tregtare do t’i tërheqin këto kartëmonedha sipas nevojave që do të kenë për kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë. Kjo do të thotë se futja në qarkullim e kartëmonedhave të reja është një proces, i cili do të ndodhë gradualisht, ditë pas dite.

Kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0