Ballkani duhet të investojë më shumë tek gratë. Mesazhi i Majlinda Bregut, kryetare e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal - Business Magazine Albania

Ballkani duhet të investojë më shumë tek gratë. Mesazhi i Majlinda Bregut, kryetare e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal


Sfida e vërtetë për gratë është përfshirja ekonomike dhe financiare e tyre. Kryetarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka dhënë një mesazh në ditën ndërkombëtare të grave dhe vajzave, duke theksuar se gratë janë kyçe në zhvillimin ekonomik, në shumë fusha, e mbi të gjitha në teknologji, ku hendeku i barazisë gjinore është edhe më i madh.

“Çelësi në zhbllokimin e potencialit ekonomik të rajonit janë gratë, të cilat vazhdojnë ende të luftojnë për të arritur sigurinë ekonomike”, thotë ajo në videomesazhin e saj.

Sipas Bregut, “Është e vërtetë se gratë dhe vajzat po marrin më shumë diploma  universitetare krahasuar me meshkujt, por sërish vetëm 1 në 2 gra ose vajza në Ballkanin perëndimor ka një punë, apo është duke e kërkuar një të tillë. Çdo vit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor humbasin, mesatarisht 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si rrjedhojë e hendekut gjinor në tregun e punës. Kjo është më shumë se e gjithë ekonomia e Serbisë”.

Ajo fton vendet e rajonit të investojnë në fuqizimin e grave.

“Investimi në aftësitë e lidershipit të grave dhe vajzave është jetike. Nuk duhet parë si diçka dytësore. Ndihma ndaj grave dhe vajzave të rajonit për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për t`u përshtatur me një botë në ndryshim të shpejtë, do të jetë sfida e vërtetë për ne. Duhet të fokusohemi te edukimi financiar, përfshirë trajnimin dhe identifikimin e projekteve dhe shërbimeve të duhura, duke siguruar që gratë dhe vajzat t`i përdorin burimet e nevojshme financiare, si dhe të promovojmë biznesin e tyre”.

Për më shumë, ndiqni Videon.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0