Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal po organizon Balkathon-in e parë rajonal. Ky konkurs do të zhvillohet online për zgjidhje digjitale të mençura. Balkathon-i synon të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në rikuperimin e tij pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, duke forcuar potencialet për startup-et dhe NVM-të, për të konkurruar dhe zgjeruar më mirë aktivitetet e tyre.
Bashkohuni në mbështetjen e zhvillimit të zgjidhjeve efektive, që do të ndihmojnë rajonin tonë të përshtatet shpejt, t’i përgjigjet krizës dhe të shërohet nga efektet e shkaktuara nga COVID-19.
Nëse keni ide kreative për turizmin, sistemin digjital të pagesave dhe programet e mësimit online, klikoni këtu për më shumë informacion.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto