Balkathon, 3 ide binesi që synojnë t’i shërbejnë rajonit të Ballkanit - Business Magazine Albania

Balkathon, 3 ide binesi që synojnë t’i shërbejnë rajonit të Ballkanit

Balkathon

Miron Lukač, Albana Muçaj dhe Dritan Mollanji u vlerësuan për idetë e tyre digjitale dhe inovatore më të mira, përkatësisht për turizmin inteligjent, mësimin dixhital dhe pagesat online. Në maratonën e prezantimit, zhvillimit, mentorimit dhe selektimit në dy faza u shpalosën 88 ide nga i gjithë rajoni i Ballkanit.

Intervistë me Majlinda Bregun, Sekretare e Përgjithshme e RCC, Regional Cooperation Council

Si lindi ideja e Balkathon? A ishte Covid një katalizator i rëndësishëm për ta vënë idenë në zbatim?

Nxitja e ideve inovative, promovimi i zgjidhjeve dixhitale dhe krijimi i hapësirave për të shpalosur ide të reja, është një përpjekje dhe përditshmëri e të menduarit dhe vepruarit në RCC. Padyshim që Covid dha shtysën e vet, veçanërisht duke parë përdorimin në rritje të zgjidhjeve dixhitale nga kompanitë private. RCC u frymëzua për këtë aktivitet nga përpjekjet e çdo vendi në BE dhe Ballkanin Perëndimor për t`u përshtatur me realitetin e ri, duke filluar nga printimi i maskave 3D, krijimi i platformave të mësimit dixhital, krijimi i aplikacioneve që lehtësojnë blerjet online, etj.

Ekipi i ekspertëve në RCC e hodhi këtë ide në një nga mbledhjet javore të stafit, ku rrahja e mendimeve të reja, paraqitja e sfidave dhe evidentimi i nevojave vjen natyrshëm. Padyshim, në momentin e parë patëm stepje, pasi ky është një “territor” jo natyral për RCC, pasi aktorët me të cilët ne ndërveprojmë janë institucionet e Qeverisë në secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor (BP). Por, si ccdo sfidë tjetër, RCC e ndërmori këtë iniciativë me besimin, dëshirën e mirë për të bërë një gjë ndryshe, angazhimin e duhur të të gjithë ekipit të ngarkuar me organizimin e këtij procesi dhe bindjen se kjo risi do të nxiste ide të reja apo zhvillonte më tej ide të porsalindura.

Balkathon nuk duhet parë si një aktivitet, por një proces që nxit ndërveprimin, inkurajon të renë dhe inovacionin, shtyn përpara mendimin ndryshe, jashtë kornizave dhe kufizimeve kombëtare.

Cilat ishin sfidat dhe çfarë ju surprizoi?

Ky ishte në fakt konkursi i parë i këtij lloji dhe ai pati sfidat e veta. Vendimi për të vijuar me këtë proces nuk ishte i lehtë, sepse kërkonte përveç dedikimit dhe përkushtimit të stafit te RCC edhe angazhimin e vendeve të Ballkanit Perendimor, partnerëve nga sektori privat, universiteteve, etj. Gjithëpërfshirja, pjesëmarrja e balancuar e të gjitha vendeve dhe transparenca ishin pikënisja e të gjithë hapave dhe vendimeve të mëtejshme të ndërmarra nga ne.

Falenderim i veçantë i shkon vendeve të BP, partnerëve tanë në institucionet publike për angazhimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e këtij procesi. Dhomat e Tregtisë, organizatat e specializuara në këtë fushë në secilin vend, universitetet, media, etj. ishin ndër aktorët kryesorë në suksesin e përbashkët.

Sfidat ishin të shumta, disa prej tyre herë-herë të patejkalueshme, por që në fund të ditës sollën një aktivitet final, në të cilin qytetarët e rajonit folën në mënyrë dixhitale. Nga sfidat e kaluara unë do të përmendja ato më domethënëset, të cilat kërkuan orë e orë të tëra diskutimi dhe në disa raste edhe vendime të guximshme.

  • Zgjedhja e kategorive të duhura – Turizmi dixhital, mësimi nëpërmjet platformave dixhitale dhe pagesat online ishin tri kategoritë e zgjedhura. Po pse u zgjodhën këto kategori?

Covid goditi turizmin në një masë të konsiderueshme duke bërë që gjysma e parë e 2020-ës të ishte një stanjacion i plotë për të gjithë sektorin. Të dhënat e Balkan Barometer për 2020 tregojnë që vetëm 30% e qytetareve të BP e përdorin internetin për të mësuar ndërkohë që pandemia detyroi milona njerëz të zëvendësojnë klasat me mësimin online. Pagesat online u bënë një sfidë e vërtetë, në disa raste kjo sfidë lidhej edhe me sigurimin apo blerjen e produkteve bazë të jetës së përditshme. Rezultati, aplikimet ishin të shumta – turizmi dixhital (39), platforma e mësimit dixhital (37) dhe pagesat online (12)

  • Aplikimi i gjerë nga të gjitha vendet – për vetë natyrën e organizatës dhe aktorët me të cilët ne ndërveprojmë, sfida për të tërhequr vëmendjen e aplikuesve nga BP ishte e madhe.

Për të promovuar Balkathon, përvecc krijimit të faqes së dedikuar të internetit, informimin e gjerë në median sociale, intervistave të drejtpërdrejta në media vizive dhe të shkruar, komunikimit elektronik të drejtpërdrejte, etj. edhe informimi “gojë me gojë” u përdor gjerësisht. Ishte surprizë shumë e këndshme për ne pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha vendet, gjithsej 88 aplikantë (23 nga Al, 21 nga BiH, 16 nga KS, 9 Mali i Zi, 10 nga MK dhe 9 Serbia) kryesisht të rinj.

  • Përzgjedhja e anëtarëve të jurisë – larg modeleve burokratike, me fytyrë teknike dhe aspak politike apo administrative, lider nga sektori privat dhe akademia.

Vendimi për llojin e jurisë nuk ishte i lehtë sepse ne donim një juri larg influencave, profesionale dhe mendjehapur. Për këtë, ndihma e institucioneve përgjegjëse për dixhitalizimin në secilin nga vendet e BP ishte vendimtare. Përgjigjia e tyre e shpejtë dhe shumë profesionale ishte celësi i suksesit në kompozimin e anëtarëve të jurisë. Propozimi i jurisë u bë nga secili vend në përputhje me parimet e përcaktuara nga RCC. Secili vend i BP propozoi një anëtar jurie, të cilit iu bashkua edhe një përfaqësues i RCC, eksperti i sistemeve informatike dhe rrjetit të RCC. Kuptohet post festum kjo duket e thjeshtë, por sfida për të krijuar një juri profesionale nuk ishte e thjeshtë.

  • Menyra e vleresimit – sfidë e cila kërkonte një zgjidhje të zgjuar, transparente dhe pa influenca.

Vleresimi i njëkohshëm i secilit anëtar të jurisë gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit, krejtësisht automatik dhe pa asnjë mundësi ndikimi nga jashte dukej i pamundur, por në një maratonë dixhitale si Balkathon asgjë nuk është e pamundur. Ekspertët e IT krijuan një model vleresimi të thjeshtë të bazuar në “google sheets”, lehtesisht të aksesueshem nga anetarët e jurise, i thjesht, por në të njëjtën kohë i sigurt.

Çfare i pret në vazhdim 3 projektet fituese dhe ideatorët e tyre?

Fituesit e konkursit të parë rajonal do të jenë partnerë me RCC deri në zhvillimin e plotë të ideve dhe aplikimin e gjerë të zgjidhjeve të tyre në vendet e BP. Secili nga fituesit e konkursit duhet të zhvillojë më tej idenë dhe të mundësojë që ai të jetë lehtësisht i zbatueshëm në të gjithë rajonin.

Secili fitues ka nënshkruar një deklaratë me RCC për të vijuar me zhvillimin e mëtejshëm të zgjidheve të propozuara. Për të mundësuar një proces të qëndrueshëm për zhvillimin e ideve RCC ka planifikuar të zhvillojë takime perdiodike me fituesit deri në finalizimin e këtij projekti. Afati përfundimtar është Dhjetor 2020.

A do të kthehet në traditë Balkathon? Do shndërrohet në një konkurs të përvitshëm?

Kur e filluam këtë iniciativë e konsideruam një përgjigje të drejtpërdrejtë të Covid pa menduar pëe ta kthyer në tradite. Balkathon është tashmë një traditë në mendjen tonë dhe ne kemi filluar që nga dita e nesërme e aktivitetit final të mendojmë për procesin e vitit të ardhshëm.

Balkathon mendohet të kthehet në një traditë vjetore, e organizuar nga RCC si pjesë e Samitit Dixhital, aktivitetet i cili do të organizohen në partneritet të plotë me vendin që do të organizojë Samitin Dixhital dhe do të ketë mbështetjen e të gjitha vendeve të tjera të BP. Kategoritë dhe fushat e Balkathon 2021 do të përcaktohen bashkarisht nga të gjitha vendet duke reflektuar nevojat dhe sfidat e reja të dixhitalizimit.

Fituesit e edicionit paraardhës do të kenë mundësi të prezantojnë gjithë rrugëtimin deri në zbatimin e plotë të zgjidhjeve të tyre, duke krijuar kështu një zinxhir të ri eksperiencash, rrjetesh të ideatorëve të rinj nga BP dhe materializuar ëndrra apo ide sfiduese.

Ky vendim erdhi si rezultat i interesit të lartë nga vendet e BP si dhe nga dëshira dhe ambicia e treguar në Balkathonin e parë nga secili pjesëmarrës.

Cilat mund të ishin disa projekte të tjera rajonale që përfshijnë të rinjtë?

E di që për dikë mund të duket punë e lehtë, por këtë vit kemi përqafuar sfidën më të vështirë për ne. Të thyejmë tabunë e një organizate që punon me institucionet kryesisht e ku rezultatet nuk dalin dot kollaj në pah. Të rinjtë janë pjesë e kësaj sfide. Në një vit në RCC janë punësuar 14 të rinj. Nisëm për herë të parë internship për studentët nga vende të ndryshme. Jam e bindur që do të përfitojmë të dyja palët nga ky bashkëpunim. Kemi gati projektin bashkë me UNDP për të mbështetur gratë e vajzat në STEM! (shkencë, teknologji, inxhinieri e matematikë); po bëjmë hartën rajonale të të rinjve e politikave që ccdo vend duhet t’i përshtasë me kohën për të qasur të rinjtë në tregun e punës e nevojat e reja që tregu ka sot. Balkathon ishte një nga këto ide! Por mos na sfidoni se nuk dua t’ i ndaj të gjitha lajmet sot:) Vetëm na ndiqni!

Projekti me i ri i financuar nga BE dhe zbatuar nga RCC (Youth Lab) do të mbështesë të rinjtë në ccështje të rëndësishme që lidhen me punësimin, sipërmarrjen, edukimin, etj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0