Autoriteti i Konkurrencës do të monitorojë aeroportin “Nënë Tereza” për një vit - Business Magazine Albania

Autoriteti i Konkurrencës do të monitorojë aeroportin “Nënë Tereza” për një vit

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se do të monitorojë për 1 vit aeroportin “Nënë Tereza” lidhur me transaksionin 71 milionë euro  nga Kastrati Group, që bleu vitin e shkuar aksionet e plota të koncesionit të TIA-s.

Momentalisht TIA është monopol, i vetmi aeroport në vend, deri sa të bëhet funksional aeroporti i Kukësit, që sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapet rreth qershorit 2021. AK-ja mori përsipër gjithashtu të monitorojë tri tregje të reja si sektori i ekonomisë digjitale; tregu i mediave audiovizive; tregu i shërbimeve portuale.

Autoriteti ka publikuar raportin ku listohen tregjet të cilat do t’i monitorojë përgjatë vitit 2021. Aty përfshihet tregu i telekomunikacioneve; tregu i energjisë; tregu i hidrokarbureve; tregu financiar; tregu i sigurimeve; tregu farmaceutik (barna dhe pajisje mjekësore); tregu i produkteve paramjekësore (maska, alkool, xhel disinfektant, termometër); tregu spitalor; tregu i prokurimeve publike.

Synimi dhe roli i AK-së është monitorimi dhe ndalimi i veprimtarive me tendencë monopolistike apo që dëmtojnë konkurrencën. Në vitin 2020, gjatë pandemisë AK-ja raporton se është konstatuar rritje e pajustifikuar e çmimeve për produktet maska, alkool, xhel-dezinfektues dhe termometra. Mbi ndërmarrjet ku është konstatuar kjo rritje çmimesh u vendosën gjoba dhe masa të detyrueshme zbatimi.

Një tjetër kërcënim i konkurrencës dhe abuzim i postit dominues u gjet në kompanitë e tregut të importit të grurit dhe miellit nga kompanitë AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK të cilat u përballën me detyrimet e vendosura nga AK-ja:

1.Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.

2.Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet.

3.Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit.

4.Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.

Një tjetër rast gjatë vitit 2020, ishte shfrytëzimi i postit dominues të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit lidhur me financat e strukturës dhe shkelje të tjera. AK-ja gjobiti dhe vendosi masa detyruese për kompaninë Bankers Petrolum LTD pas një hetimi të thelluar lidhur me pabarazinë e tregtimit me kompanitë kontraktore.

Durrës Container Terminal SHA mori gjithashtu gjobë nga Autoriteti nën akuzën e shfrytëzimit të postit dominues dhe shkelje të konkurrencs në treg. Në fokus të AK gjatë vitit 2021 do të jetë edhe mbrojtja e të dhënave personale dhe konkurrenca, si një çështje më rëndësi të veçantë në axhendën e Autoriteteve homologe të Konkurrencës në BE, si dhe atë të DG Competition.

Gjatë vitit 2020, sipas raportit Autoriteti i Konkurrencës depozitoi në buxhetin e shtetit 12.41 milionë lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0