Automotive Fair Albania II, ja rrugët ku do të ndërpritet qarkullimi më 24-26, 30 Tetor - Business Magazine Albania

Automotive Fair Albania II, ja rrugët ku do të ndërpritet qarkullimi më 24-26, 30 Tetor

Duke ju ftuar në Automotive Fair Albania II,  Drjetoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor informon për ndryshimet në  qarkullim. Për arsye të garave motorsportive që do të zhvillohen, do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi në akset e mëposhtme rrugore, sipas datatave dhe orareve të poshtë cituara:
Datë 24-26, 30 Tetor 2023 – Bllokim i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”

Datë 27.10.2023 – DUAL TRACK RACE / 17:00 – 20:30
Fillimi i rrugëve “Ibrahim Rrugova”, “Adem Jashari” deri tek Sheshi “Frederik Shopen”
Rruga “Lekë Dukagjini” deri tek UPT
Sheshi “Nënë Tereza”
Fillimi Rruga “Abdyl Frashëri”
Rruga “Gjergj Filipi”
Sheshi “Gjon Pali II”
Datë 28.10.2023 – SUPERMOTO (11:00 – 15:30)
Fillimi i rrugëve “Ibrahim Rrugova”, “Adem Jashari” deri tek Sheshi “Frederik Shopen”
Rruga “Lekë Dukagjini” deri tek UPT
Sheshi “Nënë Tereza”
Fillimi Rruga “Abdyl Frashëri”
Rruga “Gjergj Filipi”
Sheshi “Gjon Pali II”
Datë 28.10.2023 – Tirana Grand Prix (19:00 – 21:30)
Bulevardi “Deshmorët e Kombit” deri tek Rruga “Ismail Qemali”
Segmenti Rruga “Ismail Qemali” deri tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe deri te rruga “Papa Gjon Pali II”
Fillimi i rrugëve “Ibrahim Rrugova”, “Adem Jashari” deri tek Sheshi “Frederik Shopen”
Rruga “Lekë Dukagjini”
Sheshi “Nënë Tereza”
Fillimi Rruga “Skerdilajd Llagami”, “Faik Konica”, “Dervish Hima” pranë stadiumit “Air Albania”
Stadiumi “Air Albania”
Rruga “Gjergj Filipi”
Fillimi Rruga “Abdyl Frashëri”
Sheshi “Gjon Pali II”
Fillimi Rruga “Asim Zeneli” te Sheshi “Gjon Pali II”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
DPSHTR ju lutet të përdorni rrugët alternative!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0