Automatizimi i regjistrimit të faturave përmes Inteligjencës Artificiale - Business Magazine Albania

Automatizimi i regjistrimit të faturave përmes Inteligjencës Artificiale

Departamenti i Financës në Sigma VIG po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku automatizimi dhe inteligjenca artificiale po kthehen në motorë të përmirësimit operacional. Projekti i ri i automatizimit të regjistrimit të faturave të blerjes, është një iniciativë e cila ndërthur platformën SelfCare, teknologjinë e IA-së dhe integrimin automatik me SAP. Kjo ka sjellë një transformim të prekshëm në mënyrën si trajtohen proceset financiare brenda kompanisë.

Nga një proces tradicionalisht manual, i ngarkuar me volum të lartë pune dhe kohë të gjata për përpunim, Sigma VIG ka kaluar në një mekanizëm inteligjent, i cili lexon, përpunon dhe regjistron automatikisht mijëra fatura me saktësi të lartë. Ky projekt përfaqëson jo vetëm një rritje të efikasitetit dhe saktësisë, por edhe një qasje të re strategjike që i lejon ekipit të financës të përqendrohet në analiza me vlerë të shtuar.

I udhëhequr nga fryma transformuese e grupit VIG, ky zhvillim është shembull konkret se si inovacioni dhe teknologjia vendosen në funksion të biznesit, duke shënuar një hap të fortë drejt financës së së ardhmes.

Në këtë intervistë, znj. Kozeta Nervaj, Drejtore e Departamentit të Financës, ndan përvojën, vlerësimin dhe vështrimin strategjik mbi ndikimin e këtij projekti inovativ në Sigma VIG.

Znj. Kozeta, çfarë ju shtyu të ndërmerrnit këtë projekt transformues në fushën e kontabilitetit?

Ky projekt lindi si një përgjigje direkte ndaj ritmit të rritur operacional dhe kërkesës për saktësi, efikasitet dhe raportim në kohë reale. Në departamentin e financës, volumi i faturave dhe procesimi manual shpesh krijonin ngarkesë dhe vonesa. Në linjë me filozofinë e grupit, e cila nxit inovacionin dhe automatizimin në proceset, ne pamë një mundësi të qartë për të futur inteligjencën artificiale si një aktor të ri në procese.

Si funksionon në praktikë automatizimi i regjistrimit të faturave?

Procesi është krijuar si një zinxhir inteligjent: faturat e blerjes merren nga platforma SelfCare, IA i lexon, i konverton në format standard dhe gjeneron dokumentin që ngarkohet automatikisht në SAP. Pra, kalojmë nga një proces manual që kërkonte shumë kohë dhe verifikime, në një mekanizëm që punon brenda sekondave, me një nivel saktësie shumë të lartë.

Lexo edhe:SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

Cilat kanë qenë përfitimet më të dukshme për departamentin tuaj?

Përfitimet kanë qenë të menjëhershme:

  • Saktësi e lartë – gabimet njerëzore pothuajse eliminohen.
  • Shpejtësi dhe efikasitet – mijëra fatura procesohen automatikisht, duke na çliruar kohë operacionale.
  • Raportim i përshpejtuar – të dhënat financiare janë gjithmonë të përditësuara dhe gati për analiza.
  • Transparencë e zgjeruar – çdo hap gjurmohet në mënyrë elektronike, duke rritur përputhshmërinë ligjore.
  • Optimizim i burimeve njerëzore – ekipi fokusohet tek analiza, jo tek detyrat rutinë.

Në thelb, IA nuk e zëvendëson punonjësin e kontabilitetit, përkundrazi, e fuqizon atë, duke i dhënë më shumë hapësirë për detyra strategjike.

Si lidhet ky projekt me strategjinë transformuese të Grupit Vienna Insurance Group?

VIG ka bërë një thirrje të qartë për të gjitha kompanitë e tij, për të vepruar, për të nxitur modernizimin, efikasitetin dhe kulturën e inovacionit në mbarë Grupin. Ky projekt është një shembull konkret i strategjisë së tij nxit: përshtatje e zgjidhjeve të zgjuara, eliminim i burokracive, automatizim i proceseve dhe rritje të vlerës për biznesin. Ne nuk po automatizojmë vetëm një proces teknik, ne po modernizojmë mënyrën sesi financa funksionon si profesion.

Çfarë mesazhi do t’u jepnit kolegëve të tjerë të VIG që po mendojnë të ndërmarrin projekte të ngjashme?

Mos kini frikë nga teknologjia. Inteligjenca Artificiale nuk është një kërcënim, por një partner strategjik. Futja e saj në procese krijon stabilitet, saktësi dhe efikasitet, duke sjellë realisht vlerë të matshme. Proceset inteligjente janë tashmë standardi i ri, dhe evolucioni nuk pret.

Cilat janë planet tuaja për vijimësinë e këtij transformimi?

Plani ynë është i qartë: zgjerim i mëtejshëm i automatizimit. Ne synojmë të shohim mundësi për integrime të tjera me SAP, përdorim më të thelluar të IA-së për analiza dhe verifikime, si dhe rritje të volumin të proceseve të digitalizuara. Ky është vetëm hapi i parë drejt një finance më të zgjuar dhe më të integruar.

Në një fjali – çfarë përfaqëson ky projekt për ju?

Përfaqëson kalimin nga financa e djeshme tek financa e së ardhmes: më inteligjente, më e shpejtë dhe më e fokusuar në vlerë strategjike.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0