Austriaku thyen rekordin për qëndrimin në një kuti të mbushur me akull. - Business Magazine Albania

Austriaku thyen rekordin për qëndrimin në një kuti të mbushur me akull.

Josef Koeberl arriti të qëndronte për dy orë, 30 minuta dhe 57 sekonda brenda një kuti qelqi të mbushur deri në shpatullat e tij me kube akulli. Më shumë se 200 kilogramë (440 paund) kube akulli ishin të nevojshme për të mbushur kutinë, pasi Koeberl hyri brenda duke mos veshur asgjë.

Në mënyrë që të luftojë “valën e dhimbjes” të shkaktuar nga temperaturat e ngrirjes, Koeberl thotë se u përpjek të përqendrohej në emocione pozitive. “Unë jam duke luftuar dhimbjen duke vizualizuar dhe tërhequr emocione pozitive në mënyrë që ta shuaj këtë valë dhimbjeje”, u tha Koeberl gazetarëve. “Në këtë mënyrë unë mund të duroj”, shtoi ai.

Një turmë e vogël njerëzish në sheshin e qytetit Melk në Austrinë e Ulët panë se Koeberl theu rekordin e tij të vitit 2019 me 30 minuta. Pasi u nxor nga kutia e akullit nga ndihmësit, ai tha se dielli ndihej “me të vërtetë i mrekullueshëm” në shpinën e tij. “Do të arrij t’i vesh çorapet e mia. Gjëja e parë që duhet të ngrohni janë këmbët tuaja”, tha ai.

Koeberl po planifikon të kapë rekordin e tij edhe një herë – vitin e ardhshëm në Los Angeles. Ekipi i tij tha se rekordi personal i Koeberlit është gjithashtu rekord aktual botëror kur bëhet fjalë për të ekspozuar trupin në akull për aq kohë sa të jetë e mundur.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0