Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të - Business Magazine Albania

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

Një natë plot emocione, spektakël dhe surpriza është kurorëzuar me fitoren e Austrisë në edicionin e 69-të të Eurovision Song Contest, mbajtur këtë vit në Bazel të Zvicrës. Me një performancë magjepsëse dhe plot stil, përfaqësuesja austriake rrëmbeu zemrat e publikut dhe jurive, duke grumbulluar 436 pikë dhe u shpall fituese e padiskutueshme e këtij edicioni.

Në një garë tejet të ngushtë për vendin e parë, Izraeli u pozicionua i dyti me 357 pikë, duke lënë pas një sërë shtetesh të forta të këtij viti.

Por surpriza më e këndshme për shqiptarët erdhi nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, që vendosi një standard të ri për Shqipërinë në Eurovision. Me një stil modern, tinguj elektronikë të përpunuar mjeshtërisht dhe një performancë vizuale që elektrizoi skenën, Shqipëria arriti një pozicion historik, vendin e 8-të në renditjen finale.

“Zjerm” ndezi Europën, 173 pikë nga publiku

Ndërkohë që juritë i dhanë Shqipërisë 45 pikë, ishte televotimi ai që konfirmoi dashurinë e publikut për performancën shqiptare, 173 pikë, një nga mbështetjet më të fuqishme që vendi ynë ka marrë ndonjëherë në këtë garë.

Në total, Shqipëria grumbulloi 218 pikë, duke e lënë pas shumë shtete që tradicionalisht renditen më lart dhe duke siguruar një vend të merituar mes më të mirëve të këtij viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0