Në zemër të provincës së Castellónit në Spanjë, aty ku tradita e prodhimit të pllakave vazhdon e pandërprerë që nga antikiteti, ndodhen strukturat moderne të Villa Ceramica. Një hapësirë, nën çatinë e së cilës, arti i prodhimit të pllakave merr jetë. Aty ku tradita, teknologjitë më të avancuara, makineritë precize, eksperienca teknike dhe ndjesia artistike takohen, dhe e transformojnë një vizion të cilësisë në një realitet të prekshëm. Përtej një hapësire prodhimi, Villa Ceramica, në këtë qendër ikonike të pllakave, është një hapësirë mundësish dhe ndjesish.
Si për çdo produkt, rrugëtimi i prodhimit të tij kalon në disa faza. Përpara mbërritjes në qendrën tonë, ekspertët e Villa Ceramica kujdesen që të përzgjedhin një lëndë të parë sa më cilësore, një argjilë sa më të pastër. Gjatë fazës së formësimit, kur pllakat nuk kanë marrë ende pamjen e tyre finale, ekipi teknik dhe ai kreativ punojnë që çdo detaj të përmbushë standardet më të larta, nga pigmentet e zgjedhura për ngjyrën e pllakës, natyra e strukturës së saj, përmasat, deri te ndjesia e sipërfaqes, për të prodhuar një produkt final njëkohësisht rezistent dhe tërheqës.
Lexo edhe: Rrënjë të thella, vlera të vërteta: Zëri i Billa
Puna për të arritur ekselencën vazhdon në zjarrin e furrave të këtyre galerive të prodhimit, ku produkti merr formën e tij përfundimtare, por rrugëtimi i tij përfundon vetëm kur testet e fundit kundër forcave kinetike (gërvishtjeve, goditjeve) dhe elementeve si lagështia dhe temperaturat ekstreme kryhen me sukses. Në momentin që pllakat lënë hapësirat e prodhimit të Villa Ceramica, ato simbolizojnë një proces të tërë të kryer me përpikmëri në çdo etapë të tij, për të prodhuar një produkt të qëndrueshëm në kohë.
Villa Ceramica është një komponent shumë i rëndësishëm i familjes së Billa Group. Falë cilësisë së produkteve, aftësive të ekipit të saj dhe teknologjive të avancuara që aplikohen në çdo faze të procesit të krijimit, në Billa çdo klient gjen një gamë të pasur produktesh ekskluzive dhe garanci në çdo blerje. Duke zotëruar të gjitha etapat e procesit të krijimit, nga zgjedhja e materialeve dhe mineraleve, trajtimi i tyre, proceset e aplikuara, deri te paraqitja e produkteve në showroom-e, Billa flet për vërtetësinë e saj, në cilësinë dhe çmimet që ofron. Kapacitetet e Villa Ceramica i mundësojnë Billa-s të prezantojë vazhdimisht dizajne të reja, si dhe të përmbushë me lehtësi nevojat e çdo klienti, pavarësisht madhësisë dhe natyrës së një projekti.Sot, pllakat që mbajnë emrin e Villa Ceramica mund të gjenden të vendosura në mbi 95 vende të botës, në kontinente, klima dhe aplikime të ndryshme. Nga zonat më të ftohta të planetit, te ato tropikale me mot të ndryshueshëm, në zyra moderne apo në galeri arti. Një cilësi që flet për përkujdesjen e kushtuar gjatë procesit të krijimit dhe për vlerat që Billa mbart, vlera që pasqyrohen përmes produkteve të saj.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.