Atletët shqiptarë për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore - Business Magazine Albania

Atletët shqiptarë për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore

Atletët shqiptarë për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore

Sporti ka fuqinë të ndryshojë jetë, të thyejë barriera dhe mbi të gjitha të na bashkojë. Këtë forcë e përcjellin më së miri historitë e Stelës dhe Joanesit, dy atletë të Special Olympics Albania, të cilët me pasion, përkushtim dhe guxim do përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që zhvillohen në Torino 2025 nga data 8 deri në 16 Mars.

Për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, falë mbështetjes së Coca-Cola dhe partnerëve të tjerë, 6 atletë të Special Olympics Albania do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike Speciale Botërore Dimërore. Ku do të garojnë përkrah 1,500 atletëve nga 103 vende të ndryshme të botës në disiplinat sportive të snowshoeing, alpine skiing dhe cross country skiing.  

Njihu me Stelën

Një shembull i përkushtimit dhe dashurisë për sportin

Stela, e angazhuar në Special Olympics Albania prej gjashtë vitesh, e ka nisur rrugëtimin e saj sportiv me basketbollin dhe ka garuar në aktivitete të ndryshme si futbolli, atletika dhe së fundmi, sportet dimërore. Pas përvojës së suksesshme në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023, ajo është përgatitur intensivisht për të konkuruar në disiplinën e Cross Country Ski në Torino 2025.

Me vendosmëri dhe me mbështetjen e trajnerit të saj, Ervin Rota, Stela përfaqëson një frymëzim të jashtëzakonshëm për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e përkushtimit dhe punës së palodhur.

Lexo edhe: https://businessmag.al/atletet-e-special-olympics-albania-nisen-per-here-te-pare-nelojerat-boterore-dimerore-special-olympics/

Njihu me Joanesin

Rrugëtimi nga Korça në arenën ndërkombëtare

Joanes edhe pse pjesë e Special Olympics Albania prej vetëm një viti, ka treguar një pasion të madh për sportet dimërore. I lindur në Koritë të Korçës, ai ka bërë bashkë pasionin për skitë me mundësitë që ofron natyra e vendlindjes për zhvillimin e këtij sporti.

Aktualisht, ai ndjek studimet në shkollën profesionale Hoteleri-Turizëm në Korçë, dhe në të njëjtën kohë ështëpërgatitur intensivisht për garat e Skive Alpine në Torino, ku do të marri pjese në tre gara me të vërtetë sfiduese. Me pasionin për sportin dhe vendosmërinë e tij, mbështetur nga trajneri i Special Olympics, Krisli Xinxifi, synon të frymëzojë të rinjtë që të guxojnë të ndjekin ëndrrat e tyre.  

Le të festojmë së bashku sukseset e këtyre atletëve dhe të vazhdojmë të mbështesim përfshirjen dhe sportin si një mjet për ndryshime pozitive. 

Coca-Cola, partner themelues dhe sponsor global i Special Olympics që nga 1968, mbështet programet, atletët dhe eventet e Special Olympics përmes donacioneve monetare por edhe në natyrë, vullnetarizm dhe nismat për rritjen e ndërgjegjësimit.  Ajo është krenare që e bën këtë edhe në Shqipëri, ku është e pranishme prej 30 vitesh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0