Ata që duhet ta kuptojnë fuqinë dhe rrezikun e AI-së, nuk po e kuptojnë ende - Business Magazine Albania

Ata që duhet ta kuptojnë fuqinë dhe rrezikun e AI-së, nuk po e kuptojnë ende

Makineritë ekzekutojnë, njerëzit udhëheqin. Lidershipi mbetet thelbësor në epokën e AI!
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Ka momente kur një zhvillim i madh global kërkon një reagim të veçantë nga shumë disiplina akademike, industri dhe departamente qeveritare. Kështu ndodhi me Luftën e Dytë Botërore, me armët bërthamore dhe me Luftën e Ftohtë dhe kështu po ndodh sërish me inteligjencën artificiale gjenerative.

Megjithatë, shumë shpesh, diskutimet për AI-n janë tepër të specializuara ose të ndara në “solo” mes teknologëve, ekonomistëve dhe disiplinave të tjera; nga shkencat politike, psikologjia dhe sociologjia, deri te e drejta dhe studimet ushtarake. Kjo është problematike, sepse teknologët kanë të drejtë kur thonë se AI do të ndryshojë gjithçka, shpejt, dhe se bota konvencionale e politikëbërjes nuk po e ndjek ritmin. Por ashtu si lufta është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjeneralëve, AI është tepër e rëndësishme për t’u kontrolluar vetëm nga ata që e shpikin, sado brilantë të jenë.

Shumica e teknologëve dhe sipërmarrësve të AI-së janë jashtëzakonisht optimistë. Ata parashikojnë përparime revolucionare në mjekësi, eliminimin e punës së rëndë fizike, rritje radikale të produktivitetit dhe bollëk universal. I presin këto rezultate pjesërisht sepse ka para për t’u fituar, por edhe sepse besimi i tyre në potencialin e teknologjisë është i sinqertë.

Por sinqeriteti shpesh shoqërohet me naivitet, diçka që e njoh shumë mirë. Tridhjetë vjet më parë, themelova startup-in që zhvilloi mjetin e parë softuerik që i lejonte kujtdo të ndërtonte një faqe interneti. I thamë vetes se produkti ynë do t’u lejonte tregimtarëve të së vërtetës dhe inovatorëve të anashkalonin formalietet, duke çliruar dhe ndriçuar të gjithë. Rrjetet sociale, natyrisht, do të bënin të njëjtën gjë, dhe së bashku do të krijonim një parajsë të decentralizuar, egalitare, me të vërtetë të pakontrolluar. Sa gabim që ishim.

Kur shoh peizazhin e AI-së, të mbushur me themelues jashtëzakonisht të rinj, shoh të njëjtin naivitet. Së fundmi fola me një CEO të ri brilant, startup-i i AI-së i të cilit tashmë vlerësohet me disa miliarda dollarë. Kur e pyeta nëse e shqetësonte problemi i deepfake-ve dhe dezinformimit të krijuar nga AI, ai u përgjigj (duke e parafrazuar): Aspak. Mjafton të verifikosh që diçka vjen nga një burim i besueshëm. E thjeshtë.

Vërtet? Si do ta dinë këto burime të besueshme çfarë është reale kur dikush u dërgon një fotografi, dokument, regjistrim audio apo video? Çfarë do të bëjnë kur të mbërrijnë mijëra imazhe apo video, secila duke kundërshtuar tjetrën? Si do ta dimë nëse diçka e postuar në rrjetet sociale është reale? Si mund të mbeten aktuale dhe fitimprurëse mediat, nëse duhet të verifikojnë me mund çdo gjë?

Lexo edhe: Ta bëjmë Amerikën sërish të besueshme!

Megjithatë, nëse teknologët janë tepër optimistë, ekonomistët vuajnë nga një lloj tjetër vizioni të ngushtë. Ata priren ta shohin gjithçka si një ekuilibër të qetë tregjesh vetërregulluese. Parashikojnë përmirësime të konsiderueshme, por graduale, të produktivitetit, duke hedhur poshtë skenarët ekstremë dhe duke neglizhuar si mundësitë radikale, ashtu edhe problemet potencialisht të rënda.

“Qetësohuni, ne jemi të rriturit në dhomë”, theksojnë ekonomistët. Në fakt, ekonomia bashkëkohore, e fiksuar pas modeleve të saj, ka qenë shumë shpesh gabime, e shkëputur nga realiteti, madje e komprometuar nga korrupsioni.

Mjafton të kujtojmë rolin e Larry Summers në ‘zgjidhjen financiare’ gjatë administratës së presidentit Bill Clinton. Edhe përballë krizës financiare aziatike dhe flluskës dot-com në fund të viteve 1990, Summers, së bashku me Robert Rubin dhe kryetarin e Rezervës Federale Alan Greenspan, shtynë për shfuqizimin e Aktit Glass-Steagall, që ndante bankat investuese nga ato tregtare. Ata gjithashtu ndaluan rregullimin e derivativëve, një nga shkaqet kryesore të krizës financiare të vitit 2008.

Më vonë, gjatë administratës Obama, Summers mbështeti shpëtimin e bankave pa këmbëngulur për penalitete apo ndjekje penale të bankierëve, pavarësisht provave të qarta për mashtrim masiv. Por ai nuk ishte përjashtim. Ekonomia kryesore ka një bilanc alarmues: na tha se globalizimi do të ngrinte të gjitha anijet, se politika industriale nuk funksionon kurrë, se deregulimi nuk mund të shkaktonte krizë financiare, se ekonomia e zhvillimit do të zgjidhte problemet e Afrikës dhe se nuk kishte arsye për t’u shqetësuar për monopole.

Ka edhe problemin e korrupsionit brenda disiplinës. Në vitin 2004, Goldman Sachs bindi Glenn Hubbard, atëherë dekan i Columbia Business School, në një artikull me William Dudley, ekonomistin kryesor të bankës, ngriti  argumentin se derivativët e parregulluar e bënin sistemin financiar më të sigurt. Katër vjet më vonë, kriza e 2008-s tregoi se ato ishin jashtëzakonisht të rrezikshme. Një vit më pas, Dudley u bë president i Bankës së Rezervës Federale të Nju Jorkut. Rrallëherë ngritja pas dështimit ka qenë kaq e dukshme.

Sigurisht, ka përjashtime. Mes teknologëve, CEO i Anthropic, Dario Amodei, ka qenë veçanërisht i kthjellët dhe i sinqertë si për mundësitë, ashtu edhe për rreziqet e AI-së. Në ekonomi, fituesi i Çmimit Nobel Simon Johnson ka shkruar ndoshta analizën më të mirë mbi mënyrën si industria financiare amerikane kapi politikën federale dhe shkaktoi krizën e 2008-s. Por bilanci i përgjithshëm i disiplinës nuk frymëzon besim, dhe tani shumë ekonomistë , shumica me njohuri të kufizuara për AI duket se po e nënvlerësojnë teknologjinë, si në përfitime ashtu edhe në rreziqe.

Shkencat politike, psikologjia, e drejta, arsimi, sociologjia dhe studimet ushtarake mund të marrin një notë më të mirë. Ato priren ta vendosin realitetin përpara modeleve dhe trajtojnë çështje që teknologët dhe ekonomistët shpesh i shpërfillin. Por edhe këto fusha janë të futura në një matricë institucionale,  universitete, think tank-e dhe agjenci qeveritare  që nuk është më e përshtatshme për qëllimin. Për të qeverisur AI-në, na duhet bashkëpunim mes të gjitha këtyre disiplinavedhe na duhet shpejt.

Është domethënëse që shumë nga themeluesit më të mirë të AI-së që takoj janë braktisës të studimeve pasuniversitare apo edhe universitare (madje, bursa prej 200 mijë dollarësh e Thiel Fellowship kërkon që përfituesit të mos kenë diplomë universitare). Në kontrast, politikëbërja tradicionale , si në SHBA ashtu edhe në Evropë mbështetet në një sistem burokratik të rëndë, mekanizmat e të cilit mezi përballojnë ritmin e AI-së.

Natyrisht, nuk duhet të eliminojmë universitetet, think tank-et apo politikëbërjen qeveritare. Por rrethana të jashtëzakonshme kërkojnë përgjigje të jashtëzakonshme. Për shumë çështje politike, qasja e ngadaltë dhe konvencionale mund të jetë e mjaftueshme. Jo për AI-në.

 

*Charles Ferguson është investitor në teknologji, analist politikash dhe regjisor i disa dokumentarëve, përfshirë filmin fitues të Oscar-it “Inside Job”.

Copyright: Project Syndicate, 2026.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos bëj kompromis me veten, sepse je çdo gjë që ke.”
— Janis Joplin
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0