Mund të na tregoni pak rreth jush dhe si lindi ideja juaj e biznesit?
Unë jam Albert Kaleci, 27 vjeç. Mësues shkence i specializuar në lëndën Matematikë-Fizikë dhe udhërrëfyes në fushë e turizmit natyror.
Pasioni im për të eksploruar natyrën dhe fenomenet astronomike u kthye në një ide inovative rreth Astro Turizmit në vendin tonë.
Cili është misioni i projektit të biznesit, çfarë risie sillni, dhe cilat mendoni se janë avantazhet tuaja konkurruese?
AstroTourism Albania do të jetë një agjenci unike për nga lloji i saj në të gjithë Ballkanin. Ajo do të operojë në fushën e turizmit dhe do të ofrojë Ture Astronomike (Shikim të yjeve) një produkt inovativ dhe risi në fushën e turizmit.
Pse mendoni se idea juaj mund të kthehet në një biznes të suksesshëm?
Së pari AstroTour është risi në vendin tonë. Vendndodhja dhe destinacionet e veçanta janë gjithashtu avantazh krahas njohurive teknike dhe profesionale.
Pas pjesëmarrjes eventit StartUp 3, cilët janë hapat që do të ndiqni për ta kthyer idenë e biznesit në realitet? – Regjistrimi në QKR.; Brandimi i Produktit.; Blerja e pajisjeve të nevojshme.; Hedhja në treg e Paketave.
Si e imagjinoni biznesin tuaj pas 5-10 vitesh? Cili është vizioni juaj?
Ajo çfarë parashikoj 5-10 vite më vonë janë Astro Turet të shpërndara në të gjithë Shqipërinë dhe Rajon si dhe punësim i 15 personave profesionistë.
Ndërtimi i një Observatori Astronomik multifunksional si dhe hapje kursesh dhe praktikash profesionale për studiues dhe studentë nga Universitetet vendase dhe rajonale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.