Kompania AstraZeneca ka ndaluar testimet e vaksinës së saj eksperimentale kundër Covid-19 pasi një prej vullnetarëve pësoi një efekt anësor të paparashikuar.
Në deklaratën zyrtare, AstraZeneca e quajti efektin anësor tek pacienti ‘një sëmundje të pashpjegueshme’ pa dhënë sqarime të mëtejshme. Menjëherë pas lajmit, aksionet e kompanisë ranë me 3 përqind në Londër.
Vaksina eksperimentale, të cilën AstraZeneca po e zhvillon bashkë me studiues nga Universiteti i Oksfordit, është parë si një nga kandidatët kryesorë të vaksinave anti-covid. Testimet janë shtrirë në grupe të mëdha njerëzish dhe në disa vende të botës si në Britani të Madhe, SHBA, Brazil dhe Afrikën e Jugut.
Kjo vaksinë është një prej vaksinave të mbështetura financiarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende si Britania e Madhe kanë porositur paraprakisht sasi të mëdhaja të vaksinës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto