Aston Martin sapo ka nxjerrë në shitje një prej makinave më të shpejta dhe të fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë.
Prodhuesi britanik e ka quajtur makinën më të re Victor, një model tepër i rrallë që ka në përbërje pjesë nga mjete të ndryshme të prodhuara së fundmi nga Aston Martin, si One-77, Vulcan dhe Valkyrie, shkruan TopGear.

Për të qëndruar në një linjë me modelet e veta më të shtrenjta, Aston Martin i ka vendosur një çmim prej 2 milionë paundësh modelit Victor. Si të gjitha makinat e veçanta, Victor është krijuar në divizionin “Q” të Aston Martin. Me një motor 7,3 litra me 12 pistona, Victor ka 836 kuaj fuqi që, i shoqëruar me marshe manuale, do t’i ofrojë shoferit emocionet e makinave tradicionale.
Lexoni: 50 mijë paund për një whisky nga Aston Martin dhe Bowmore
Aston Martin thotë se kjo është makina më e fuqishme për përdorim në rrugë që ka ndërtuar ndonjëherë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto