Aspiring Entrepreneur program nga Oficina Hub - Business Magazine Albania

Aspiring Entrepreneur program nga Oficina Hub

Oficina Hub Aspiring Entrepreneur Program

Hapet thirrja për aplikime në Programin e trajnimt “Aspirues për sipërmarrje”/ (Aspiring Entrepreneur Program)

Të gjithë të rinjtë novator që duan të zhvillojnë idetë e biznesit janë të ftuar
Vendndodhja: Oficina Hub Tirana, pranë Harry Fultz
REGJISTROHU TANI! [email protected]

Aplikimet janë të hapura deri në datë 16 Shtator 2022

Programi i trajnimit “Aspirues për sipërmarrje” është një program 10-javor trajnimi për të rinjtë me ide novatore biznesi.
Në fund të programit ju do të pajiseni me ide të vlefshme biznesi, me plan veprimi të konsoliduar dhe mentalitet të ri sipërmarrësi, të vlefshme jo vetëm për të ngritur dhe menaxhuar biznesin tuaj por për të shkëlqyer në çdo angazhim aktual apo të ardhshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0