Artistja nga Tirana kalon kufijtë për të ekspozuar në qytetin e bukur të Prishtinës - Business Magazine Albania

Artistja nga Tirana kalon kufijtë për të ekspozuar në qytetin e bukur të Prishtinës

Takome ne kufi

Takomë në kufi, titullohet ekspozita e artistes Blerta Meta nga Shqipëria që u hap në fillim të muajit prill. Vizitorët janë ftuar nga artistja për të plotësuar këtë shprehje dhe për të ndarë emocionet, kujtimet që secili nga ne ka në raport me kufijtë. Këto kufij janë fizikë edhe transparent, ato që nuk i shikojmë.

“Meet me at the Border…”/ “Takome ne kufi…”

Kjo koncept ide është vazhdimi i ekspozitave personale të artistes, njëra hapur në vitin 2017 dhe tjetra në vitin 2018.

Projekti titullohet “Një botë pa mure” ku pjesa e parë fokusohet te telefoni si mjet lidhës midis njerëzve në distance dhe erdhi me një set fotografik të realizuara në qytetin e Tiranës. Pjesa e dytë titullohet “Anija letër”, fotografitë janë realizuar në Kroaci, ku është marrë edhe frymëzimi, shoqëruar me piktura dhe vizatime. Anija si objekt lidh dy vende të ndryshme, të kujton emigrimin ndër vite të shqiptareve pas viteve 1990, udhëtimet për të vizituar vende të ndryshe rreth botës, udhëtime për qejf me familjarët apo shoqërinë… Letra është mjet i thjesht për t’i realizuar anijet dhe vendosur në hapësira të ndryshme. Gjithashtu, prishet kollaj, sidomos po u lag me ujë. Forma e saj është delikate.

Eksperiencat tona në kufi janë të ndryshme dhe të gjitha së bashku sjellin njohjen e një kulture të re. Nëpërmjet këtyre punëve artistja kërkon të rris ëvëmendjen se kulturat janë të bukura dhe le të pranohen ashtu sic janë. Të kalosh në anën tjetër të kufirit i rrëzon këto mure transparente, njeh kultura dhe njerëz të rinj, mënyra veshjesh, një larmishmëri veprimesh, gjuhësh, rrugë të ecura e shumë eksperienca të tjera.

Lexo: ‘Viti që transformoi botën’: çelet ekspozita që përkujton pandeminë

Punishtja e Blertës do të qëndrojë e hapur në ambjentet e Universitetit të Prishtinës, ftohen të gjithë të marrin pjesë duke plotësuar shprehjen dhe duke ndarë emocionet dhe eksperiencat e tyre. Një reagim kolektiv aq edhe personal, shkëmbim idesh, mendimesh dhe ekperiencash; mësojmë nga njëri-tjetri.

Mirënjohje e vecantë për Prof.Ass.Dr.Arsim Sinan i cili mundësoi ftesën për të ligjëruar dhe realizuar një punëtori me studentet e fakultetit në universitetin e Prishtinës; si dhe hapësirat e universitetit ku artistja prezantoi idenë e saj lidhur me kufijte dhe ku shprehja qëndron e hapur për publikun që dëshiron të vendosë shënimin e vet.

Bashkëveprimi midis publikut dhe artit:- shprehet artistja, kjo më frymëzon për të marrë iniciativën dhe shfaqur qëndrimin tim ndaj kufijve, sidomos atyre transparent.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0