Artistët u shpallin “luftë” lodrave të inteligjencës artificiale: “Janë p... - Business Magazine Albania

Artistët u shpallin “luftë” lodrave të inteligjencës artificiale: “Janë pa shpirt”

Një trend i ri në rrjetet sociale ka ndezur debat të fortë në botën e artit. Fotot e njerëzve të shndërruar në lodra plastike përmes inteligjencës artificiale janë bërë virale gjatë javëve të fundit, por jo të gjithë e kanë pritur me entuziazëm këtë “lojë dixhitale”. Artistët profesionistë nga e gjithë bota po reagojnë me shqetësim, duke ngritur zërin kundër përdorimit të AI në krijimin e imazheve artistike dhe duke paralajmëruar për rrezikun që u kanoset profesioneve krijuese.

Lexo gjithashtu: MOMpreneur -Si të ndërtosh një biznes pa sakrifikuar kohën me familjen

Kjo valë e re nisi me një aplikacion që ofron mundësinë për të krijuar imazhe në stilin e lodrave, duke ngarkuar thjesht një foto portret. Në rrjetet si Instagram dhe X (ish-Twitter), mijëra përdorues u përfshinë në trendin #ToyMe, duke ndarë versionet e tyre si lodra të personalizuara. Por në të njëjtën kohë, nisi dhe një kundërtrendi #StarterPackNoAI, i krijuar nga artistë të zhgënjyer, të cilët po denoncojnë “zaptimin” e artit nga makinat.

Një ndër zërat më të fortë është ai i Nick Lavallee, një artist nga New Hampshire, SHBA, i cili merret me krijimin e lodrave të personalizuara për grupe muzikore dhe figura publike. Lavallee, i njohur për punën me artistë si Tyler Childers dhe grupin Weezer, deklaron se imazhet e krijuara nga AI i bëjnë dëm të drejtpërdrejtë industrisë ku ai operon. “Është një ndjesi si të të vjedhin identitetin e punës tënde. Këto imazhe janë të bukura në sipërfaqe, por nuk kanë asnjë ndjenjë, nuk kanë histori, nuk kanë shpirt”, thotë ai për mediat amerikane.

Bashkë me qindra artistë të tjerë, ai nisi të publikojë versionet e veta të “starter pack-ut”, një seri ilustrimesh të bëra me dorë, si përgjigje ndaj lodrave dixhitale të AI. Kjo nismë shpejt mori përmasa globale, duke u përhapur në Spanjë, Francë, Itali, Gjermani dhe më tej. Ilustratorja spanjolle Maria Picassó Piquer thotë se AI nuk mund të kuptojë dhe riprodhojë karakterin e një portreti njerëzor, ndërsa artistët francezë dhe italianë theksojnë se kjo është një thirrje për t’u kthyer te origjina, një laps, një letër dhe një histori personale.

Lexo gjithashtu: ​Shqiptari Fabian Kamberi shkruan historinë​, pjesë e Forbes ’30 Under 30′

Ekspertët e teknologjisë ndërkohë theksojnë se përdorimi i AI për qëllime sipërfaqësore, si gjenerimi i figurave të lodrave për rrjete sociale, është një shpërdorim i fuqisë së saj. Henk van Ess, njohës i fushës, e krahasoi këtë trend me përdorimin e një akseleratori grimcash për të ngrohur supë,  absurd dhe i pakuptimtë.

Pavarësisht debatit, disa artistë pranojnë se AI mund të ketë rol ndihmës në procesin krijues, por jo zëvendësues. Ata kërkojnë që publiku të ndërgjegjësohet për rëndësinë e mbështetjes së artit njerëzor dhe të mos humbasë vlerësimin për punën autentike, të bërë me dorë.

“Një figurë e bërë me dashuri, durim dhe mjeshtëri, nuk mund të krahasohet me një klikim të shpejtë në aplikacion. Njerëzit e kuptojnë kur mbajnë në dorë një vepër arti të vërtetë,” përfundon Lavallee.

Në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar, kjo përplasje midis algoritmit dhe shpirtit njerëzor duket se sapo ka filluar.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0