Arsyet pse duhet të vizitoni Shqipërinë, ASAP

Arsyet pse duhet të vizitoni Shqipërinë, ASAP


*ASAP – (as soon as possible) Sa më shpejt të jetë e mundur 

Për një kohë të gjatë Shqipëria është injoruar si një destinacion turistik. Për shumë vite, Shqipëria ka qenë nën udhëheqjen e regjimit më shtypës komunist totalitar në histori, ndërkohë edhe Koreja e Veriut ka patur partneritete në tregti dhe diplomaci më shumë sesa Shqipëria kishte 30 vite më parë. Këto janë disa fakte interesante për Shqipërinë në histori.

Doli nga prangat e totalitarizmit në 1991, pa GDP dhe praktikisht pa ekonomi. Vendi u përfshi në një skemë piramidale në të cilën shqiptarët humbën 1.2 miliardë $ në 1997 dhe kjo e çoji vendin në kaos. Por gjërat janë shumë ndryshe tani, dhe ndërsa shteti është akoma larg për të arritur fqinjët e tij në Europë, ai po bën hapa të mëdhenj drejt përparimit të qëndrueshëm. Shqipëria është një vend me histori të gjatë pothuajse 5000 vjeçare me influencë nga grekët, romakët, venecianët, bizantinët dhe otomanët. Për ta përmbledhur, Shqipëria në atë që po ndodh në shekujt e fundit është dritëshkurtër, Shqipëria ka vuajtur, por është duke ecur me hapa të pabesueshëm dhe me të drejtë po lind si një destinacion turistik.

Të gjithë duhet të dëgjojnë për këtë vend të bukur. Këtu janë 7 arsye pse ju duhet të planifikoni pushimet tuaja në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur.

1- Nuk është vetëm e përballueshme, është e lirë

Buxheti i udhëtimit kudo në Ballkan është i lirë me përjashtim të Kroacisë krahasuar me Europën Perëndimore. Por Shqipëria është më e lirë se fqinjët e saj kur bie fjala për transportin dhe koston e ushqimit. Një udhëtim 6 orësh me autobus do t’ju kushtojë vetëm 7$ dhe 3 vakte me një ekspres 8$.

2- Plazhet janë më të mirat në Europë

Më falni Kroaci, Itali, Greqi dhe Mali i Zi e di që do të kundërshtoni për këtë, por Shiqipëria ka plazhet më të mira në Europë. Plazhet shkëmbore e bëjnë ujin një mrekulli, uji kristal të duket sikur jeta jote reale ka qenë një fotoshop. Ksamili, plazhet e Himarës dhe Dhërmiut janë më të njohur. Koha në Shqipëri është e njëjtë me pjesën tjetër të Europës kështu që ju do të keni ditë të nxehta me diell gjatë gjithë verës.

Lexoni: 10 pyetje që çdo i huaj bën kur viziton Shqipërinë për herë të parë

3- …Dhe nuk janë të populluar

Ndryshe nga fqinjët më të njohur të veriut dhe të jugut do të keni më shumë hapësirë kur të shkoni në plazh në Shqipëri. Ka dhe shumë plazhe të fshehura. Himara është një qendër e shkëlqyer e plazheve më të mira në Rivierë, plus akomodimet në hotel në këtë zonë janë jashtëzakonisht të lira.

4- Shqiptarët janë jashtëzakonisht bujarë

Nuk më janë ofruar ndonjëherë më shumë gjëra në jetën time qoftë tortë në anë të rrugës nga dikush që e kam pyetur për drejtimin, një ekspres në një kafene ose raki sesa atëherë kur udhëton në Shqipëri.

5- Perëndimet përgjatë bregdetit janë të pabesueshme

Gjatë gjithë kohës që udhëtoni nëpër Shqipëri do të përballeni me perëndime befasuese po aq të bukur sa Greqia dhe Kroacia, por me gjysmën e çmimit të tyre. Udhëtoni në Shqipëri dhe zbuloni bukurinë natyrore të vijës bregdetare.

6- Ju duhet të mësoni marrëdhënien dashuri-urrejtje me rakinë 

Rakia është e distiluar nga rrushi ose kumbulla e njohur në të gjithë Ballkanin, por e dashur veçanërisht në Shqipëri. Netët më të mira dhe mëngjeset më të këqija zakonisht janë “pjellë” e rakisë.

7- Besa është shumë e rëndësishme për shqiptarët

Për shekuj me radhë shqiptarët kanë respektuar kodin e besës që në thelb nënkupton detyrën e tyre për t’u kujdesur për njerëzit që e vizitojnë Shqipërinë. Kjo do të thotë që edhe nëse udhëton vetëm përmes Shqipërisë, nuk do të jesh kurrë i vetmuar.

Përkthyer nga Rudina Muçi

/EternalArrival

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0