Arsyet pse duhet të investoni në figurinat Panini - Business Magazine Albania

Arsyet pse duhet të investoni në figurinat Panini

A ju kujtohet emocioni i hapjes së një pakete me figurinat e futbollit. Figurina e parë ishte ajo e Bruno Bolchi, kapitenit të Interit, në 1961. Gjashtëdhjetë vjet më vonë këto figurina që risjellin në kujtesë fëmijërinë e largët, mund të jenë shumë te vlefshme, nëse i keni akoma.

Futbolli është një nga sportet më të njohura në botë, që luhet pothuajse në çdo vend të botës, dhe kjo është një ndër arsyet se pse figurinat e futbollit Panini shiten kaq shumë dhe pse koleksionistët janë të gatshëm të ofrojnë një shumë të madhe parash për albume të caktuara. Albumet e Kupës së Botës dhe Kupës së Evropës janë më të kërkuarit; pjesërisht sepse pjesa më e madhe e njerëzve koleksionojnë figurina të Kupës së Botës krahasuar me një edicion të kampionatit kombëtar; pjesërisht sepse figurinat përshkruajnë futbollistë që janë me famë botërore dhe kanë shumë tifozë. Kohët e fundit Panini filloi të botojë albume të edicionit të kufizuar “Rruga drejt Kampionatit Botëror”, por ato nuk janë aq të njohura sa albumet aktuale të Kampionatit Botëror.

Për më tepër, në vitin 2011 Panini lëshoi ​​edicionin e parë të figurinave të Kampionatit Botëror për futbollin e femrave. E ndjekur nga një botim Kampionatit Botëror 2015 dhe një album me figurina Panini për Kampionatin  Europian 2017. Kjo aktualisht vlen mbi 150 euro!.

Dëshironi të dini se sa mund të vlejë një album Panini i Kupës së Botës ose kuti me figurina? Hidhni një sy në 3 artikujve kryesorë të Panini  më me vlerë të shitur në ankande deri më sot:

  1. Kutia e vulosur Panini e Kupës së Botës 1986 në Meksikë – 2,250 €

Një gjë është e sigurt: nëse kjo kuti nuk do të ishte në një gjendje kaq të mirë, nuk do të kishte një vlerë të tillë. Me 100 pako të pahapura brenda, kjo kuti e mbyllur Panini është jashtëzakonisht e rrallë dhe shitet për një çmim mbresëlënës. A mendoni se blerësi i ri e hapi kutinë, i emocionuar si fëmijë në mëngjesin e Krishtlindjeve, apo e mbajti të mbyllur për ta shitur më vonë për një fitim edhe më të madh?

  1. Albumi i Kupës së Botës në Meksikë 1970, Versioni Italian – 3,000 €

Edhe pa firmë, një album i Panini i Kampionatit Botëror mund të vlejë shumë para, njësoj i ky album i Kupës së Botës në Meksikë 1970, versioni italian. Është i vlefshëm sepse është i plotë, në një gjendje shumë të mirë dhe përmban një formular të rrallë të porosisë origjinale. Pra, trajtojini mirë albumet tuaja të reja të Kupës së Botës Panini, dhe ato mund t’ju bëjnë të përfitoni në pak vite!

  1. Albumi i Kupës së Botës në Meksikë 1970, versioni ndërkombëtar, firmosur nga Pelé – 12,038 €

Ky nuk është vetëm albumi Panini më i vlefshëm i shitur ndonjëherë në internet, por edhe aktualisht albumi më i shtrenjtë Panini i shitur ndonjëherë në botë! Albumi është i plotë me figurina të Kupës së Botës 1970 Panini International me 271 figurina në gjendje shumë të mirë. Një album shumë i rrallë. Por ajo që e bën edhe më të vlefshme janë firmat; albumi u firmos nga Pelé, lojtari yll i Kupës së Botës 1970. Një herë në kopertinë, dhe një herë në figurinën e Pelé. Dhe albumi përfshinte një fotografi të Peles menjëherë pasi ai bëri gol!

Sot, grupi Panini është një gjigant global që në vitet e fundit, sidomos në 2018 që përkon me Kupën e Botës në Rusi, ka realizuar një xhiro prej gati një miliard euro. Me seli në Modena, me degë në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine, Panini është jo vetëm një lider në sektorin e ‘’figurinave’’ por edhe në botimin e fumetti, revistave për fëmijë dhe mangave, me një staf prej 1200 punonjësish. “Figurinat”, natyrisht, mbetet flamuri kryesor, me një prodhim prej 5 miliardë copë në vit dhe një shpërndarje në mbi 150 vende.

Trendi i xhiros është në luhatje, sepse gjithçka është e lidhur ngushtë me eventet kryesore futbollistike. Në fakt, xhiroja e grupit Panini është vazhdimisht në rritje. Nëse në 2018 ishte rreth 200 milion më i lartë se 2016 (940 kundrejt 750 milion), viti i fundit financiar, në lidhje me vitin kalendarik 2019, i cili raportoi një fitim prej 55 milion, duhet të krahasohet me 2017: 679 milion kundër 536. Kjo do të thotë, siç shpjegojnë administratorët, se rritja është organike dhe nuk varet nga interesi i ngjallur nga një Kupë Bote, por nga pasioni i palëkundur për një ritual kolektiv që i reziston kohës. “Dimensionet e arritura nga grupi dhe diversifikimi i aktiviteteve, kanë bërë të mundur arritjen e një gjendje stabiliteti, e cila, për aq sa është e mundur, garanton zhvillim “. Sektori i “koleksioneve”, pra figurinat në radhë të parë, regjistroi një rritje prej 20% të xhiros dhe 28% të fitimit operativ në 2019, krahasuar me 2017. Dega Amerikane, përmes blerjes së licencave ekskluzive për basketbollin dhe futbollin Amerikan, është rritur vit pas viti, me një rritje prej 35% të të ardhurave në 2019. Raporti financiar shpjegon gjithashtu se tregtimi i produkteve të lidhura me Premier League në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar të japë rezultate. Në përgjithësi, duke konfirmuar rritjen globale të Panini, duhet të theksohet se mbi gjysma e xhiros (saktësisht 341 milion) vjen nga jashtë Bashkimit Evropian.

Një xhevahir, grupi Panini në vitin 2019 përfundoi në shënjestrën e një grupi amerikan. Në fund marrëveshja nuk u konkretizua dhe kompania mbeti nën drejtimin e italo-argjentinasit Aldo Hugo Sallustro, administratorit të kompanisë dhe familjes Baroni. Një strukturë aksionere italiane për një kompani të themeluar në vitin 1961, nga vëllezërit Panini, të cilët në periudhën e pasluftës menaxhonin një kioskë në Corso Duomo di Modena dhe qëndruan në krye të kompanisë deri në 1988.

Nga ai moment, grupi, që ndërkohë filloi të qarkullonte 100 miliardë lira, ishte subjekt i ndryshimeve të përsëritura të pronësisë: së pari grupi Maxwell me një menaxhim të huaj, pastaj Bain Gallo Cuneo dhe De Agostini, pastaj në 1994 blerja nga Marvel Entertainment Group, për t’u kthyer në 1999 në duart e italianëve me një operacioni të kryer nga Fineldo së bashku me menaxhmentin e kompanisë të udhëhequr nga Sallustro, i cili u bë aksioneri kryesor.

Në 2016, ndodh riorganizimi i fundit, me familjen Baroni që bëhet aksioneri kryesor. Dhe tani, në kohën e pandemisë, çfarë ka ndryshuar? Në bilancin e fundit, që përshkruan efektet e para të koronavirusit, administratorët evidentojnë “ndalimin e takimit dhe të ndërveprimeve shoqërore, të cilat janë thelbësore në këtë sektor , pastaj shtyrjen deri në vitin 2021 të kampionateve evropiane të futbollit dhe Kupës së Amerikës ”. Ndikoi gjithashtu mbyllja e kanalit të shpërndarjes së ëmbëlsirave: në Spanjë rreth 50% e xhiros u arrinte duke shitur “koleksione” përmes këtij kanali. Sidoqoftë, në muajt e parë të vitit 2020 të ardhurat nga shitjet në internet u trefishuan krahasuar me një vit më parë, edhe në sajë të strukturës së re të Pan Distribuzione.

Një investim i mirë

Përderisa Panini vazhdon të prodhojë albume të reja dhe vazhdon të mbizotërojë tregun e figurinave e çdo dy vjet me një album të Kampionatit Europian dhe Kampionatit Botëror, ka shumë mundësi që këto figurina të mbeten të njohura në mesin e koleksionistëve.

Kjo i bën figurinat dhe albumet Panini një investim të mirë. Pothuajse çdo koleksionist përfundimisht do të dëshirojë të përfundojë koleksionin e tij dhe të kërkojë albume të cilësisë së mirë. Dhe pothuajse çdo koleksionist fillon si amator, por përfundimisht përpiqet të arrijë përsosmërinë: duke kërkuar albume “të pastër” pa rezultate, duke përfshirë formularin e porosisë origjinale, albume bosh sëbashku me figurina të pahapura, një kuti të mbyllur me figurina versione të ndryshme të secilit album, etj. Kështu që filloni të grumbulloni, mund të jetë thjesht një investim i madh! Në fund të fundit, figurinat në vetvete nuk janë aq të shtrenjta, kështu që nëse i mbani ato në gjendje të mirë dhe prisni disa vjet, mund të bëni një fitim në ankand!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0