Arrihet Memorandum Bashkëpunimi mes QKK-së dhe GjirafaVideo

Arrihet Memorandum Bashkëpunimi mes QKK-së dhe GjirafaVideo


Qendra Kinematografike e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me GjirafaVideo.com për shfaqjen online të filmave të subvencionuar nga QKK në favor të interesit publik dhe në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në filmat e Kosovës.

Nga sot, në GjirafaVideo do të mund t’i shihni ekskluzivisht 9 filma shqip, shumica prej të cilëve janë fitues të çmimeve të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa pritet qe ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me filma te tjerë në muajt në vijim.

Arben Zharku, drejtori i QKK-së, në lidhje me këtë bashkëpunim u shpreh se: “Kjo është një mundësi fantastike si për krijuesit ashtu edhe për publikun për të pasur qasje në shumicën e prodhimtarisë filmike të mbështetur nga QKK, duke qenë se zhvillimi i politikave që i shërbejnë interesit publik është edhe misioni i Qendrës Kinematografike të Kosovës.”

Producentët të cilët kanë zgjedhur t’i shfaqin filmat e tyre në GjirafaVideo, u shprehën të kënaqur që tashmë kanë një platformë vendore ku do të shfaqin filmat e tyre, platformë e cila ju jep mundësinë për të komunikuar më drejtpërdrejtë me publikun, i cili në bazë të trendëve, po frekuenton më shumë platformat online për argëtimin e tyre të përditshëm.

Drejtuesja e GjirafaVideo, Doresa Rexha, tha: “Jemi shumë të kënaqur që kemi me pasë filma shqip në gjirafavideo.com. Unë gjithmonë kam kërkuar mundësi bashkëpunimi me QKK, dhe tani që kemi arritur një marrëveshje jam shumë e kënaqur që edhe shikuesit mund t’i shohin këta filma, shumica e të cilëve kanë fituar shumë çmime, por që nuk kanë pasur mundësi të shihen nga të gjithë”, dhe paralajmëroi shumë risi nga kjo platformë, edhe për filma të rinj të cilët do të jenë pjesë e platformës gjirafavideo.com.

Këta 9 filma për të cilët të gjithë kemi dëgjuar shumë fjalë të mira nga njohësit e filmit dhe mediat të cilat e kanë ndjekur ecurinë e tyre, tani mund t’i ndiqni vetëm në kanalin zyrtar në: https://qkk.gjirafa.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0