Arrestohet në Kosovë turku që dyshohet se mashtroi rreth 400 mijë persona - Business Magazine Albania

Arrestohet në Kosovë turku që dyshohet se mashtroi rreth 400 mijë persona

Një 28-vjeçar turk, i identifikuar si Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, është prangosur në Kosovë. I riu, i cili fillimisht ishte arratisur drejt Shqipërisë, dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona, duke i marrë dy miliardë dollarë.

Ai konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar qindra mijëra njerëz. Bashkë me të janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, me kombësi shqiptare, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar turkun që t’i fshihej drejtësisë.

Autoritet turke publikuan një fotografi të Özer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit. Burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Özer ka qenë në Shqipëri dhe më pas në përpjekje për të shpëtuar nga arrestimi, i është drejtuar Kosovës, ku edhe është kapur.

I riu themeloi kompaninë e tij në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blinin dhe shisnin kriptovaluta të Bitcoin. Por pasi u mori investimet, nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Faruk Fatih Özer është shpallur në kërkim me akuzën e “mashtrimit, duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale”.

Nga ana e tij, Özer mohoi akuzat në një deklaratë në Twitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh. Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Ai gjithashtu tha që pretendimet se paratë ishin zhdukur ishin të pavërteta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0