Arrestohen katër persona për “skandalin e pagave”: Dolën nga AKSHI dhe u shitën te kompani private - Business Magazine Albania

Arrestohen katër persona për “skandalin e pagave”: Dolën nga AKSHI dhe u shitën te kompani private

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në një konferencë për mediat tha se skandali i pagave ndodhi si pasojë e shitje së të dhënave personale nga dy punonjës të Tatimeve, specialistë IT tashmë të arrestuar, dhe palë të tjera edhe këta nën pranga.

Imeraj tha se se veprimtaria e publikimit të të dhënave personale ka nisur në vend prej disa muajsh, që nga  patronazhistët, dhe se nuk kemi të bëjmë me një rrjedhje kompjuterike të të dhënave, por me shpërdorim detyre nga punonjësit e administratës.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës  garantoi se hetimet do të shtrihen edhe për peronat që kanë krijuar akses në këto të dhëna dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi.

“Duke marrë shkas dëmtimin e interesave të shtetasve dhe interesin e shtuar të publikut në raport me ngjarjen. Por edhe shqetësimin që ushtroj si Prokurore në një ngjarje të tillë ku të dhënat shpërndahen në whatsapp-e, nga ana e Prokurorisë është operuar me hetimin. Janë kryer veprimet hetimore, janë marrë të dhënat përkatëse. Është vijuar me sekuestrimin e pc, serverave, duke arritur të konkludojmë në një dyshim të arsyeshëm e si rezultat të hetimit paraprak kemi identifikuar 4 autorë. Dy janë punonjës në institucionet shtetërore.

Lexo edhe: Rrjedhja e të dhënave, eksperti : “Të trajnohen punonjësit dhe të rriten procedurat e sigurisë. Digjitalizimi kërkon shumë fonde”

Ka të dhëna të rëndësishme të bazuar në prova se kanë rrjedhur të dhënat personale. Punonjësi i IT që është punësuar te AKSHI, duke pasur aksesin në të dhënat personale në pagat e disa muajve ka hyrë duke marrë këtë të dhëna e këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj dhe ky i fundit ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur subjekteve private. Punonjës të caktuar kanë shpërdoruar detyrën dhe të dhënat e siguruara i kanë shitur në struktura private.

Janë arrestuar dhe 2 autorë të dyshuar që punojnë në sektorin privat. Prokuroria fillon hetimet, sepse edhe në Drejtorinë e Transportit ka të dhëna që lidhen me targa.

Duke patur parasysh faktin se një veprimtari e tillë ka nisur që me patronazhistët, pastaj kjo me pagat dhe me vonë targat , prokuroria dhe policia janë në aksion për të zbuluar të gjithë ata që janë përgjegjës.

Ne konkludojmë sot këtë fazë paraprake të hetimeve, duke marrë parasysh vëmendjen dhe dëmtimin e interesave të publikut të gjera. Do të ketë një hetim të plotë dhe objektiv të dhënave”, tha Imeraj.

Imeraj tha se subjektet private, të cilat kanë blerë të dhënat janë persona në fushën e përmbarimit.

‘Janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit, të cilët këto të dhëna personale i kanë përdorur për qëllime të punës së tyre. Jemi në fazën kur kemi punonjës shtetërore që i kanë përdorur dhe shitur ato dhe më pas për persona të tjerë që i kanë blerë.‘- tha Imeraj./TCH 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0