Apartamenti juaj kërkon një investim të madh për t’u arreduar dhe duhet të mendoni me në detaje çdo hap që hidhni. KUJDES! Nëse i bëni gjërat vetë, mund të bëni gabime të kushtueshme!Pak njerëz e kuptojnë kompleksitetin e fushës së interior dizajnit, derisa e gjejnë veten të humbur në gamën e madhe të zgjedhjes së materialeve, ngjyrave, pozicionimit të mobiljeve, përzgjedhjes së grupeve profesionale për të bërë punimet, kodeve dhe problematikave të ndërtimit etj.
Arkitekti është profesionisti i cili ka edukimin, trajnimin, eksperiencen dhe vizionin për t’ju udhëhequr gjatë të gjithë procesit të dizenjimit, projektimit dhe punimeve.
Arkitekti ka vizionin për të parë “imazhin e madh”. Ai nuk ndan thjesht mure, apo nuk bën një kuzhinë gatimi, por ai projekton një ambjent i cili në tërësinë e tij, jo vetëm kënaq nevojat funksionale, por është komod, i shëndetshëm, dhe shkon edhe përtej tyre, duke sjellë një impakt direkt në përmirësimin e cilësisë së jetës suaj.
Çdo apartament është i ndryshëm nga tjetri, ndërkohë atë çfarë ju doni, nuk e gjeni dot në projekte të tjera të gatshme në internet apo diku tjetër, pasi nuk përputhen me rastin tuaj. Është arkitekti, ai që dëgjon me kujdes kërkesat apo dëshirat tuaja, dhe është pranë jush për t’ju këshilluar dhe ndihmuar të keni një ambient të personalizuar dhe unik.
Tashmë me zhvillimin e vrullshëm të teknologjisë, projektet zhvillohen me programet me të fundit 3D, dhe ju mund të shihni në detaje si do të duket apartamenti juaj pas ndërhyrjes, dhe fundja të shihni paraprakisht ku dhe për çfarë do t’i shpenzoni paratë.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, duhet të kini parasysh se nëse projektoni me një arkitekt, i rrisni vlerën apartamentit apo pronës suaj, në rast se doni ta rishisni apo ta jepni me qera në të ardhmen.
Procesi nëpër të cilin kalon projekti deri tek faza e punimeve?
– Rilevimi i banesës (Matja e secilës hapësirë me saktesi maksimale mm për mm.)
– Konsultimi me klientin (Dëgjimi i kërkesave dhe dëshirave që keni ju për banesën tuaj.)
– Dhënia e këshillave (Pasi arkitekti dëgjon kërkesat dhe dëshirat tuaja, ai ju jep edhe këshillat, sesi mendon se është më e mira për t’u bërë një gjë e caktuar dhe pastaj duke diskutuar së bashku arrini në një zgjidhje perfundimtare.)
– Projekti do të konceptohet në varësi të buxhetit (Në varësi të buxhetit të vënë në dispozicion, konceptohet ambienti juaj në mënyrë që të mos tejkalohen pritshmëritë e investimit, dhe njëkohësisht ju të mbeteni të kënaqur).
– Në rast pakënaqësie për ndonjë detaj (Nëse ka ndonjë pjese nga projekti që nuk ju pëlqen apo nuk ju bind, diskutohet dhe ribëhet derisa të gjendet zgjidhja më e mirë).
– Projekti në 3D (Ndërtimi i projektit 3D të banesës suaj me teknologjinë më të fundit, me anë të së cilës ju keni mundësi ta rrotulloni projektin, dhe në çdo kënd të banesës, të shihni në detaje çdo element përbërës të saj).
– Imazhe 3D (Imazhe fotografike të realizuara në kompjuter, të cilat ju tregojnë me saktesi 99% se si do jetë banesa juaj në përfundim të punimeve.)
– Projekt i mobiljeve (Çdo mobilje në projekt, zbërthehet me dimensione të sakta mm për mm, dhe i jepet mobiljerit për të nisur punën.)
– Projekt elektrik (Rrjeti elektrik projektohet, në varësi të vendosjes së mobiljeve, pra në përputhje me projektin e arredimit.)
– Projekt hidraulik (Projekti i vendosjes së pajisjeve nëpër tualete, wc, bide, dush, vaske, lavaman, etj.)
– Preventiv (Në përfundim të projektit në kompjuter, arkitekti realizon një preventiv thuajse të saktë të kostove të punimeve të ndryshme dhe mobiljeve sipas projektit. Kjo bëhet për arsye, që ju para se të nisni punimet, të keni një ide të totalit të investimit që do ju duhet të realizoni.)
– Ndekja e punimeve (Arkitekti u qëndron “në kokë” punëtorëve, gjatë kohës që kryhen punimet e ndryshme, për të kontrolluar nëse gjithçka shkon sipas projektit dhe nëse ka ndonjë problem që del gjatë punës të gjejë zgjidhjen më të mirë. Gjithashtu, ai duhet të kujdeset që punimet të mbarojnë në kohën e duhur, në mënyrë që të mos bëhen pengesë për jetën tuaj të përditshme.)
Apartamenti është vendi ku shpenzoni një pjesë të mirë të ditës me familjen, shoqërinë apo të njohurit tuaj. Duhet të jetë vendi i komfortit, ku shijoni momentet e relaksit për t’u ndjerë sa më mirë. Luksi, stili dhe thjeshtësia, janë më duke marrë një arkitekt.
Me ndihmën e një arkitekti:
- Ju mund t’i jepni vlerë një apartamenti edhe kur nuk jeni të kënaqur me planimetrinë e tij.
- Mund të siguroni rehati në një apartament të vjetër që keni blerë.
- Mund të kurseni lodhje, stres.
- Dhe të përmirësoni cilësinë e jetës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.