Arben Shpata, shqiptari që po ristrukturon objektet publike në Itali - Business Magazine Albania

Arben Shpata, shqiptari që po ristrukturon objektet publike në Itali


Ambasada të huaja, përfshirë atë shqiptare në Romë, kompani me emër ndërkombëtar dhe këtë vit me gjasa edhe disa prej ministrive italiane, do të “rifreskohen” nga Edilizia Moderna. Kjo është një kompani e themeluar 10 vite më parë nga një shqipar. Quhet Arben Shpata.

Në një intervistë për Businessmag.al, Arbeni tregon se kushtet për të hapur biznesin u maturuan pasi ai punonte për disa vite në rikonstruksion. Sot zyra e tij në Romë numëron rreth 20 të punësuar, mes tyre 3 arkitektë.

Marketingu më i mirë i tij ka qenë puna. Kur e e pyesim si ka arritur të sigurojë klientelën e mjaftueshme për të zhvilluar biznes, në një qytet ku zyrat e arkitekt-design nuk mungojnë, Shpata thotë se, “çdo klient rikthehej sërish për shërbime, dhe sillte edhe klientë të tjerë”.

Lexo: Arredimi është një punë serioze. Ja cilat janë detyrat e një arkitekti, interior design

Sot kushdo paraqitet në zyrën e tij në Romë, edhe përmes fjalëve të mira të shpërndara tek klientët, por edhe sepse ka ngritur një kompani që njihet në mbarë Italinë, me punë të realizuara në qytete të ndryshme.

Një sipërmarrje e konsoliduar në projektim, sigurim të lëndëve të para, punim dhe arredim, sot është në gjendje të lidhë kontrata publike shërbimesh edhe me institucionet qeveritare.
Tashmë ai ka rikonstruktuar ambasadën shqiptare në Romë dhe disa Ambasada të tjera, zyra të kompanive si FastWeb, ndërsa pret të nënshkruajë marrëveshje edhe per rikonstruktimin e disa godinave të ministrive italiane.

Për shkak të kontratave të fundit, z.Shpata pret që këtë vit të dyfishojë numrin e punonjësve, e madje të hapë edhe dy studio të tjera në Romë.

Çfarë e ka çuar atë deri këtu?!: Puna!E bëj më dëshirë, çdo vepër që realizoj e bëj me dëshirë dhe në fund bëj një vlerësim të punës”, thotë Arbeni. Për këtë kanë shkruar edhe disa media Italiane. La repubblica.it, shkruan rreth Arbenit, duke e cilësuar kompaninë e tij si një prej më konkurenteve në Romë.

Por, me gjithë projektet e tij për zhvillim në tregun italian, Arbeni zemrën e ka në Shqipëri. Ai tashmë ka hapur një kompani këtu, dhe parashikon të nisë shpejt punën me të njëjtat shërbime dhe mbi të gjitha cilësi shërbimi, siç punon në Romë.

Kujtojmë se Italia i kushton kujdes të madh ristrukturimit të objekteve, banesave të vjetra, duke u përkjekur të sjellë modernen dhe të rujanë çdo vlerë të vjetër të godinës. Kjo do të ishte një kulturë për t’u përqafuar edhe nga Shqipëria.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0