Aqua-Fi: WiFi nënujor që dërgon të dhëna përmes rrezeve të dritës - Business Magazine Albania

Aqua-Fi: WiFi nënujor që dërgon të dhëna përmes rrezeve të dritës

Internet ujor i cili dërgon të dhëna nëpërmes rrezeve të dritës, mund t’ju mundësojë zhytësve transmetimin e menjëhershëm të imazheve nga thellësitë e detit e drejtë në sipërfaqe. Interneti është një mjet i  domosdoshëm komunikimi, që lidh dhjetëra miliarda pajisje në të gjithë botën, dhe megjithatë ne kemi vështirësi të lidhemi në rrjet kur jemi nën ujë. “Njerëzit nga akademitë dhe industritë dëshirojnë të monitorojnë mjediset nënujore në detaje”, shpjegon autori i parë, Basem Sihada. Interneti pa tela apo wireless do tu mundësonte zhytësve të komunikojnë pa sinjale me duar dhe të dërgojnë të dhënat drejtë për drejtë në sipërfaqe.

Komunikimi nënujor është i mundshëm me radio sinjale, ata akustik dhe sinjale vizuale. Sidoqoftë radio mund të transportojë të dhëna vetëm në distanca të shkurtra, ndërsa sinjalet akustike funksionojnë në distancë të largët, por me një normë shumë të kufizuar të të dhënave. Drita e dukshme mund të udhëtojë larg dhe të mbajë shumë të dhëna, por rrezet e ngushta të dritës kërkojnë një vijë të qartë shikimi midis transmetuesit dhe marrësit.

Tani, ekipi i Shihadas ka ndërtuar një sistem nënujor wireless, i quajtur Aqua-Fi, i cili përkrahë shërbime interneti si për shembull dërgimin e mesazheve multi media duke përdorur ose LED ose laserë. Dritat LED mundësojnë opsionin që kërkon pak energji për komunikim në distancë të shkurtër, ndërsa laserët mund të mbajnë të dhëna më larg, por kanë nevojë për më shumë energji.

Prototipi Aqua-Fi përdor LED të gjelbra ose laserë prej 520 nanometër për të dërguar të dhëna nga një kompjuter i vogël dhe i thjeshtë në një detektor drite të lidhur për një kompjuter tjetër. Kompjuteri i parë konverton fotot dhe videot në seria prej 1shave dhe 0ve, të cilat kompjuteri marrës pastaj i konverton sërish në imazhe origjinale.

Studiuesit testuan sistemin duke ngarkuar dhe shkarkuar njëkohësisht multimedia në mes dy kompjuterëve që ishin larg njëri tjetrit në ujë statik. Ata fituan shpejtësi maksimale të transferimit të të dhënave prej 2.11 megabajt për sekondë dhe një vonesë mesatare prej 1.00 milisekonda për udhëtimin qarkor të informative. “Kjo është hera e parë që dikush ka përdorur internetin nën ujë, në mënyrë komplete dhe pa tela, pra wireless”, tha Shihada.

Në botën reale, Aqua-Fi do të përdorte radio valë për të dërguar të dhëna nga telefoni i zhytësit në një pajisje “portë” të bashkangjitur në veshjet e tyre e cila pastaj, njëjtë si ruteri i internetit të shtëpisë, i dërgon të dhënat me anë të rrezeve të dritës në një kompjuter në sipërfaqe i cili është i lidhur për internet nëpër mes satelitit.

Aqua-Fi nuk do të jetë në dispozicion deri sa shkencëtarët të tejkalojnë disa pengesa. “Shpresojmë të përmirësojmë kualitetin e lidhjes dhe largësinë e transmetimit me komponentë më të shpejta elektronike”, shpjegon Shihada. Rrezet e dritës gjithashtu mbesin të lidhura në mënyre të përkryer në ujërat që lëvizin, dhe ekipi po konsideron një marrës sferik që mund të kapë sinjalin nga të gjitha këndvështrimet.

SciTech

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0