Apple humb mbi 100 miliardë dollarë pas prezantimit të iPhone 17 - Business Magazine Albania

Apple humb mbi 100 miliardë dollarë pas prezantimit të iPhone 17

Njihuni me risitë që vijnë me aplikacionet e iOS 26

Apple është përballur me një rënie të ndjeshme në bursë pas prezantimit të iPhone 17, duke humbur mbi 112 miliardë dollarë nga vlera e saj e tregut.

Aksionet e gjigantit amerikan ranë me 3.48% ditën e lançimit dhe vijuan të bien edhe më pas, duke e kthyer publikimin e modelit të ri në një nga momentet më të vështira të kompanisë vitet e fundit.

Shumë analistë e lidhin këtë rënie me zhgënjimin e investitorëve dhe konsumatorëve: iPhone 17 solli përditësime të kufizuara dhe nuk ofroi risitë e pritura në fushën e inteligjencës artificiale. Në kontrast, rivalët Samsung dhe Google kishin prezantuar më herët pajisje me ekrane të mëdha dhe modele të palosshme, duke rritur presionin ndaj Apple për inovacion.

Sipas ekspertëve të tregut, kjo është një nga goditjet më të mëdha që ka marrë kompania pas prezantimit të një produkti kryesor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0