Apple hidhet në gjyq për shkeljen e të drejtave të privatësisë - Business Magazine Albania

Apple hidhet në gjyq për shkeljen e të drejtave të privatësisë

Apple e prezanton veten si një kalorës i bardhë në temën e privatësisë, por kritikët thonë se ambiciet e saj reklamuese janë ndërtuar mbi praktikat anti-konkurruese.

Dy zhvillues kohët e fundit pohuan se Apple gjurmon çdo klikim të përdoruesve në App Store, pa asnjë mënyrë për ta ç’aktivizuar funksionin.

Një padi kolektive u ngrit më pas në Kaliforni, duke pretenduar se “premtimet e Apple në lidhje me privatësinë janë krejtësisht të rreme”.

Por, Apple e ka bërë mbrojtjen e privatësisë së përdoruesit në qendër të imazhit të saj dhe ka kundërshtuar prej kohësh reklamat në platformat e saj.

Lexo edhe; Këshilla e Steve Jobs për produktivitetin është e shkëlqyer! “Fokusimi është të thuash jo”

Kompania shkaktoi “furtunë” vitin e kaluar kur u dha përdoruesve fuqinë për të bllokuar lehtësisht aplikacionet nga mbledhja e të dhënave për to.

Ky veprim ishte një makth për shumë aplikacione — nga gjigantët si Facebook tek bizneset e vogla fillestare, të cilët i përdorin ato të dhëna për të shitur reklama të synuara.

CEO i Meta, Mark Zuckerberg tha javën e kaluar se qasja e Apple ishte një “konflikt interesi” pasi ishte krijuar për të minuar rivalët.

“Është problematike që një kompani të jetë në gjendje të kontrollojë se çfarë përvojash të aplikacioneve përfundojnë në një pajisje,” tha ai. “Shumica dërrmuese e fitimeve në ekosistemin celular shkojnë drejt Apple.”

AFP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0