Apple dhe Foxconn po investojnë 7 miliardë $ në një fabrikë në SHBA - Business Magazine Albania

Apple dhe Foxconn po investojnë 7 miliardë $ në një fabrikë në SHBA


Vetëm katër ditë në pushtet dhe efekti Trump ka filluar të ndihet. Prodhuesi gjigant kinez, Foxconn, po konsideron që të investojë 7 miliardë $ për të ndërtuar një fabrikë të re në SHBA, në të cilën do të montohen panele të sheshtë ekranesh.

Raportet nga The Wall Street Journal dhe nga Nikkei Asian Review thonë se drejtori i Foxconn, Terry Gou, i diskutoi këto plane në një eveniment të kompanisë këtë fundjavë.

Nëse këto plane bëhen realitet mund të krijohen 30,000 deri në 50,000 vende pune. Foxconn ka që në vitin 2014 që mendon të ndërtojë një fabrikë të tillë në SHBA dhe Gou tha që nëse kompania do të fillojë t’i bëjë realitet këto plane tani, do të duheshin nxitje të konsiderueshme nga qeveria në formën e tokës dhe fuqisë së lirë.

Fabrika e re mund të jetë një investim i përbashkët me Apple, pasi Foxconn është partneri prodhues më i madh i Apple dhe ka fabrikën më të madhe të iPhone në botë me ulje të konsiderueshme taksash nga qeveria Kineze.

Çdo investim i Apple në këtë projekt do të ishte një fitore politike për Presidentin Donald Trump, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka folur kundër Apple për shkak se i ka migruar vendet e punës në Kinë.

Gou tha se rritja e këtij lloj proteksionizmi është e pashmangshme, por vuri në dyshim nëse konsumuesit amerikan do të ishin të kënaqur që të përballonin kostot e sjelles së vendeve të punës në Amerikë.

“Në të ardhmen ato mund të paguajnë më shumë se 500 dollarë për një produkt amerikan, por këto produkte nuk punojnë domosdoshmërish më mirë se një telefon 300 dollarësh,” tha Gou.

Gou tha se një fabrikë në Amerikë do të kishte përfitime për Foxconn sepse do të hiqte kostot e transportit të mallrave, por vuri në dukje se kompanisë do t’i nevojiteshin nxitje financiare në mënyrë që marrëveshja të kishte kuptim ekonomik.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0