Aplikoni tani për "Youth for Climate, Tirana Edition" - Business Magazine Albania

Aplikoni tani për “Youth for Climate, Tirana Edition”

Aplikoni tani për "Youth for Climate, Tirana Edition"

Youth for Climate, Tirana Edition synon të integrojë qytetin e Tiranës dhe qytetarët e tij drejt një të ardhmeje më të mirë, të qëndrueshme, duke adresuar sfidat klimatike dhe duke sjellë zgjidhje inovative. “Youth for Climate, Tirana Edition” është një iniciativë globale e cila po ndodh në mënyrë simultane në 38 vende në 6 kontinente dhe synon të angazhojë të rinjtë, si një hallkë e fuqishme e komuniteteve tona për cështjet e mjedisit.

Kjo iniciativë mirëpret aplikime për projekte në fillim të muajit Qershor dhe synon të shpallë disa grupe fituese duke i ndarë cmime financiare deri në 5,000 USD për të implementuar projekte që kanë në fokus klimën.

Bashkia e Tiranës fton të gjithë të rinjtë t’i bashkohen iniciativës që synon të angazhojë të rinjtë për klimën në kuadër të Youth Climate Action Fund, Bloomberg Philanthropies, mbështetur nga UCLG (Qytetet e Bashkuara dhe Qeveritë Lokale) së bashku me Qendrën Bloomberg për Inovacionin Publik në Universitetin Johns Hopkins,e implementuar nga Bashkia Tiranë dhe ICTSlab!

Fushat e Aplikimit:

1.Shtimi i hapësirave të gjelbra
Hapësirat e gjelbra janë një burim kryesor për mbarëvajtjen dhe krijimin e komuniteteve të qëndrueshme në Bashki si Bashkia e Tiranës, e cila mirëpret disa milionë turistë në vit krahas banorëve rezidentë të saj. Këto hapësira do të ndihmojnë jo vetëm të rinjtë që të angazhohen në komunitetet e tyre dhe të jenë pjesë e një nisme globale, por do të përmirësojnë ndjeshëm cështjet e klimës në kryeqytet me iniciativa të tilla si: rehabilitimi i parqeve dhe hapësirave publike, ndërtimi i xhepave të gjelbër në blloqe banimi, krijimi i korridoreve të gjelbra dhe gjelbërimi i rrethrrotullimeve urbane.Të tilla iniciativa synojnë të përmirësojnë dhe të modernizojnë infrastrukturën e hapësirave ekzistuese, të shtojnë elemente rekreative dhe edukative, dhe të promovojnë përdorimin e materialeve të qëndrueshme dhe të ricikluara.

2. Transporti – Implementimi i një sistemi të qëndrueshëm
Rritja e popullsisë në zonat urbane ka sjellë rritje të numrit të mjeteve të transportit në qytet duke ndikuar në rritjen e emetimeve të gazrave ndotës dhe rritjen e trafikut, që ndikojnë drejtpëdrejt në dëmtmin e klimës. Megjithatë, sfida e transportit modern po bëhen subjekt i zgjidhjeve të teknologjisë së avancuar, ku adresimi i problematikave në këtë sektor ndikon thelbësisht në përmirësimin e cilësisë së të jetuarit në qytet, duke ulur ndotjen e ajrit, duke kursyer kohë në lëvizshmëri e duke garantuar rrugë më të sigurta për përdoruesit e rrugës.  Teknologjitë dixhitale në fushën e lëvizshmërisë po mundësojnë gjithmonë e më shumë zgjidhje të zgjuara drejt një mendësie të re të transportit në zonat urbane.
Për zgjidhjen e kësaj sfide, mirëpriten aplikime me ide inovative si:aplikacione/Platforma p.sh.: Platforma për Përmirësimin e Sjelljes së Shoferit, Pajisje, etj. dhe çdo ide tjetër, e cila kontribuon në zhvillimin dhe promovimin e një lëvizshmërie efikase, të aksesueshme dhe ekologjike në Bashkinë e Tiranës.

3. Energjia e Qëndrueshme dhe miqësore ndaj klimës

Si pjesë e revolucionit digjital, të rinjtë kanë potencialin për të patur një rol aktiv në promovimin dhe përqafimin e iniciativave që synojnë ndërtimin e një sistemi me energji të qëndrueshme, miqësor me klimën. Mbikonsumimi i burimeve ekzistuese të energjisë sjell nevojën e domosdoshme për të ndryshuar qasje dhe për të sjellë iniciativa të reja që promovojnë përdorimin e burimeve alternative të qëndrueshme të energjisë.
Zgjidhjet e propozuara për këtë sfidë mund të kontribuojnë përdorimin e burimeve të sigurta dhe alternative të energjisë, me eficiencë më të lartë të energjisë, të implementuara në ndërtesa publike si: shkolla, kopshte, çerdhe, institucione etj., zgjidhje teknologjike që mundësojnë mbarëvatjen e proceseve të lidhura me energjinë e qëndrueshme, etj.

4. Ekonomia Qarkulluese
Ndryshimet klimatike, që vijnë me pasoja të ndjeshme për qytetet tona si: rritja e temperaturave, ndryshimet e motit dhe rritja e nivelit të detit, sjellin nevojën për përshtatjen e infrastrukturës dhe veprimtarive të komunitetit për ta zbutur këtë ndikimin negativ. Për këtë arsye shumë vende kanë adaptuar ekonominë qarkulluese, e cila bazohet në parimet e 5 R-ve: Refuzo, Redukto, Ripërdor, Rikrijo dhe Riciklo.
Ekonomia qarkulluese nënkupton ruajtjen e produkteve dhe materialeve në përdorim për të rikrijuar dhe rindërtuar, me qëllim përfitimin e vlerës maksimale nga çdo produkt përgjatë gjithë ciklit të tij të jetës. Qëllimi i saj është të kontribuojë në krijimin e një klime më të qëndrueshme me anë të refuzimit të produkteve të panevojshme, zvogëlimit të përdorimit të burimeve, rikthimit të produkteve në qarkullim, krijimit të produkteve të reja nga materiali i ricikluar dhe përdorimit e teknologjive të ndryshme për ta bërë këtë proces sa më efikas dhe të qëndrueshëm.
Për këtë sfidë, inkurajohen të rinjtë të aplikojnë me ide që sjellin në vëmendje 5 R-të e ekonomisë qarkulluese dhe të zhvillojnë zgjidhje që promovojnë përdorimin e teknologjisë, inovacionit dhe bashkëpunimit komunitar, për të krijuar një mjedis dhe klimë më të qëndrueshme.

5. Ndryshimet Klimatike
Për të përballuar ndryshimet klimatike, shumë qytete përfshirë Tiranën po zbatojnë masa konkrete si përmirësimi i efikasitetit energjetik në ndërtesa, promovimi i përdorimit të energjive të rinovueshme, dhe zhvillimi i transportit publik të gjelbër. Gjithashtu, qytetet po investojnë në infrastrukturën e gjelbër, duke përfshirë ndërtimin e parqeve dhe kopshteve urbane, krijimin e korridoreve të gjelbra që përmirësojnë biodiversitetin dhe reduktojnë efektin e “ishullit të nxehtësisë” urbane. Të tillë iniciativa do të ndihmonin kryeqytetin të përdorte në mënyrë më efikase burimet e tij por njëherazi të përballonte sfidat që sjellin ndryshimet klimatike, duke prekur kësisoj gjenerata të ndryshme jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen.

6. Rritja e Ndërgjegjësimit mbi Klimën dhe Komunitetet e Qëndrueshme
Çdo individ ka përgjegjësinë të veprojë për një të ardhme më të shëndetshme dhe të qëndrueshme lidhur me ndryshimet që shkaktojnë ndryshimet klimatike në jetën dhe të përditshmen tonë. Këto ndryshime variojnë nga efekti mbi shëndetin tek aktivitetet e jetës së përditshme duke prekur kësisoj një sërë sferash të jetës sonë. Të rinjtë, si një katalizator i komuniteteve tona kanë potencial që të ndihmojnë duke dhënë kontributin e tyre mbi ngritjen e ndërgjegjësimit të bashkëmoshatarëve dhe jo vetëm lidhur me këto efekte nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të tilla si fushata informuese, aktivitete edukative në komunitet dhe shkollë, flashmobs, fushata sensibilizuese nëpërmjet mjeteve digjitale etj.

Lexo edhe: Tërmeti teknologjik PLUGZZi, inovacioni që ngriti shërbimin e bizneseve shqiptare në nivele të reja!

Kohëzgjatja:
Kohëzgjatja e projekteve të synuara duhet të jetë deri në 5 muaj.

Mbështetja financiare për grupet fituese:
Të gjithë grupet fituese do të financohen deri në 5000$ me qëllim implementimin e ideve të tyre brenda afateve të caktuara nga projekti duke u mbështetur në zgjidhjen e njërës ose më shumë prej sfidave të “Youth for Climate, Tirana Edition”.

Kriteret e vlerësimit:

-Sa realistik është planifikuar implementimi dhe fizibiliteti i projektit;

-Sa qartë është paraqitur buxheti i projektit;

-A promovon projekti përgjegjësinë ndaj mjedisit;

-A justifikohet nevoja për projektin;

-A e zgjeron projekti komunitetin apo informacionin rreth zhvillimit të qëndrueshëm e miqësor me klimën;

-A është projekti inovativ dhe kreativ.


Afati i fundit për aplikim:
25 Korrik 2024

Aplikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0