Apliko në edicionin e tretë të Uplift dhe fito deri në 10 000€! - Business Magazine Albania

Apliko në edicionin e tretë të Uplift dhe fito deri në 10 000€!

Këtë vit edicioni i tretë i akseleratorit rajonal @uplift.al duket të jetë po aq premtues dhe elektrizues.

Për të gjithë ju që keni një ide të kthyer në prototip, jeni në kërkim të zgjerimit të startupit tuaj, rritjes së partneriteteve, apo jeni të gatshëm për të pranuar investime, ky është momenti për të mos u humbur. Me Uplift Western Balkans Accelerator Program mund të përshpejtoni suksesin e biznesit tuaj.

Uplift është një program akselerimi për StartUp-et e fazës së hershme i cili fokusohet në rritjen e vlerës së biznesit.

Uplift synon të mbështesë dhjetëra startupe më inovative dhe premtuese nga rajoni i Ballkanit.

Përmes Uplift, Startup-et do të mësojnë se si të paraqiten para investitorëve, të mbrojnë pronën e tyre intelektuale, të përmirësojnë modelet e tyre të biznesit dhe të zbatojnë lean methodology.

Nëse përfaqëson një ekip të motivuar, keni një MVP të produktit apo shërbimit që ofroni, dhe demonstroni se plotësoni kërkesë të munguar në treg, ju keni avantazh të jeni pjesë e kohortës së tretë të #UpliftAccelerator

Një risi për këtë edicion do të jetë projekti Bridge2EU i financuar nga SlovakAid i cili  në 2 vitet e ardhshme do të përzgjedhë 12 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të ndjekur një program kërkimor intensiv në Sllovaki, Republikën Çeke dhe Austri.

Fituesit do të përfitojnë:

5,000 – 10,000 € çmime në para për ekipet më të mira

Akses investimi prej 50,000 € për startup-et më të mira të zgjedhura

Hapësira për zyra

Afati i fundit për aplikime 24 Shtator 2021.

Programi i Uplift përfshin: 

Selection Bootcamp në Kosovë me @ventureup.ks 1-2 Tetor 2021

Selection Bootcamp në Maqedoninë e Veriut me @ican.yrc 8-9 Tetor 2021

Selection Bootcamp në Shqipëri me @ictslab 15-16 Tetor 2021

Apliko Tani!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0