Apliko dhe bëhu fitues i "digitaltour" - Business Magazine Albania

Apliko dhe bëhu fitues i “digitaltour”

Për të gjithë ju që jeni pjesë e sektorit të agroturizmit, dhe dëshironi që ta çoni subjektin tuaj në një tjetër nivel dhe pse jo ti shtoni një çmim,  bashkohuni me projektin “digitaltour”. Ky projekt vjen i iniciuar nga INNVEST në bashkëpunim me VISA, Shoqatën e Agroturizmit, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Raiffeisen Bank. Ky projekt synon të fuqizojë këtë sektor përmes sistemit digjital të pagesave.

Si të bëheni pjesë?

Klikoni në linkun si më poshtë dhe plotësoni të dhënat kryesore të subjektit tuaj. Merr më pak se një minutë kohë!

Link: https://forms.gle/FXMs8hzqkizPcx4L7

Cfarë pritet të fitoni?

Ky projekt ju ofron mundësi të shumta përfitimesh si për subjektet fituese ashtu dhe për ato që thjesht i janëbashkuar projektit. Njihuni si më poshtë:

🔸Paketë e personalizuar promovimi

🔹3 telefona Android

🔸Akses i personalizuar për mikrokreditë

🔹Video e personalizuar për IT Berlin

🔸Paketë e personalizuar nga Raiffeisen: https://jumpshare.com/v/e7zqycbsv07enxxKsdIx

Njihuni më shumë me projektin dhe përfitimet në linkun më poshtë:

https://innvestfund.com/digital-tour/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0