Aplikimet për Çmimet Butterfly Innovation 2024 janë të hapura - Business Magazine Albania

Aplikimet për Çmimet Butterfly Innovation 2024 janë të hapura

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) fton novatorët e rinj të aplikojnë për edicionin e 3-të të Çmimit Rajonal “Butterfly Innovation”, duke kërkuar zgjidhje të orientuara mbi nevojat e tregut të Ballkanit Perëndimor. Fondi total i Çmimit është 30,000 EUR, për zgjidhjen më të mirë në secilën nga gjashtë kategoritë, që merr një çmim prej 5,000 EUR.

Ashtu si vitet e mëparshme, ju mund të aplikoni për deri në dy nga gjashtë kategoritë:

  • Inovacioni i Industrisë (automobilistikë, industri përpunuese e metaleve, industri kreative, agroushqim, ekonomi e gjelbër dhe qarkulluese, turizëm, FinTech, EdTech, BioTech, HealthTech, etj.);
  • Inovacioni i Gjelbër (aksioni për klimën, energjinë e qëndrueshme, lëvizshmërinë dhe bujqësinë, lufta kundër ndotjes, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit, etj.);
  • Inovacioni STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë);
  • Inovacioni i të rinjve (për të promovuar studentë të universitetit ose të shkollave të mesme);
  • Inovacioni Universitar (për të promovuar kulturën e sipërmarrjes në universitete);
  • Inovacioni i grave (për të promovuar gra novatore dhe sipërmarrëse).

Ftojmë individët dhe organizatat e kualifikuara të aplikojnë dhe të marrin pjesë në këtë konkurs.

Aplikantët duhet të jenë individë ose ekipe ku shumica e anëtarëve janë nën 35 vjeç (mosha mesatare për ekip nuk duhet t’i kalojë 35 vjet), hyrjet duhet të përshtaten brenda një prej kategorive zyrtare të çmimeve dhe zgjidhjet inovative duhet të demonstrojnë një ndikim të prekshëm brenda Ballkani Perëndimor.

Lexo edhe:Një ditë për të çmuar dashurinë dhe humanizmin në nder të Nënë Terezës

RREGULLAT. APLIKONI TANI!

Edicioni i tretë i Çmimit Rajonal “Butterfly Innovation” vazhdon të mbështesë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor duke përqafuar transformimin digjital, nxitur qëndrueshmërinë mjedisore dhe duke promovuar kulturën e inovacionit. Duke nënvizuar arritjet e suksesshme inovative, çmimi synon të fuqizojë grupet e ndjeshme, veçanërisht të rinjtë dhe gratë.

Procesi i aplikimit është i hapur nga sot deri më 10 tetor 2024. Fituesit e Çmimit “Butterfly Innovation”  do të shpallen në nëntor 2024.

Mësoni më shumë rreth Çmimit “Butterfly Innovation”.

Inovacioni rrallë ndodh të jetë një udhëtim i lehtë, por do të jemi të lumtur nëse mund t’ju ndihmojmë gjatë rrugës.

Çmimi Rajonal “Butterfly Innovation” financohet nga Bashkimi Europian dhe implementohet nga RCC. Është pjesë e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0