Aplikacioni "Ummah" prezanton platformën e-commerce për muslimanët - Business Magazine Albania

Aplikacioni “Ummah” prezanton platformën e-commerce për muslimanët


Aplikacioni Ummah, me qendër në Londër i është drejtuar industrisë e-commerce për t’u bërë eBay e botës muslimane.

Aplikacioni i krijuar “për muslimanët nga muslimanët” përfshin kohët e lutjeve, thëniet islamike, pasazhet ditore të besimit, një kërkues të ushqimit hallall dhe komunikim social.

Tani ai ka lançuar teknologjinë tij të re ‘Ummah Online Marketplace’ ku përdoruesit mund të blejnë dhe shesin produkte në internet brenda një “ambienti etik dhe hallall” në një stil të ngjashëm me platformën amerikane të tregtisë elektronike eBay.

“Ne duam të jemi eBay i radhës … Blerësit dëshirojnë të kenë mundësinë për t’i blerë artikujt me çmim më të lirë, si dhe të shkëmbejnë mallrat që janë të dobishme për të dyja palët,” tha një zëdhënës i Ummah.

Aplikacioni pa pagesë aktualisht përbëhet nga 20,000 përdorues dhe është në dispozicion në App Store dhe Google Play.

Ekonomia islame ka përjetuar një rritje të produkteve të dizajnuara për të furnizuar muslimanin modern me një gamë të gjerë sektorësh nga moda, bukuria, deri te turizmi hallall dhe financat islamike.

Besohet se është një nga ekonomitë më të mëdha të pashfrytëzuara në botë dhe ekonomia me rritjen më të shpejtë me bazë besimin. Vetëm në vitin 2017, rreth 1.8 miliardë muslimanë me një moshë mesatare prej vetëm 24 vjet kanë shpenzuar 2.1 trilion dollarë, sipas raportit më të fundit të Shtetit Global të Ekonomisë Islame.

Deri në vitin 2060, popullsia e muslimanëve pritet të rritet në 3 miliardë, sipas parashikimeve të qendrës kërkimore Pew.

Arabianbusiness

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0