Aplikacioni që gjurmon covid me smartwach dhe byzylyk fitnesi në Gjermani - Business Magazine Albania

Aplikacioni që gjurmon covid me smartwach dhe byzylyk fitnesi në Gjermani


Instituti Robert Kock, enti publik gjerman i specializuar në sëmundjet infektive dhe që po administron pandeminë e coronavirusit në Gjermani ka lancuar një App për të regjistruar dhe mbledhur informacion dhe për të përcaktuar me një saktësi më të madhe ku dhe sa shpejt shpërndahet coronavirusi në Gjermani.

App, i quajtur “Corona Data Donation” për të treguar se flitet për “dhurimin” e të dhënave personale kërkimit shkencor, mund të shkarkohet falas nga iOS e Android. Ai funksionon vetëm nëse lidhet me byzylykë fitness dhe smartwatch me modalitetin fitness, që regjistrojnë rrahjet e zemrës gjatë pushimit dhe aktivitetit fizik dhe në disa raste edhe temperaturën e trupit.

App për rrahjet e zemrës dhe temperaturën

Mbledhja e këtyre informacioneve është e rëndësishme pasi frekuenca kardiake në disa faza të coronavirusit ndryshon në mënyrë domethënëse. Edhe temperatura, simtomë tipike e Covid-19, mund të matet me këtë App kur lidhet me pajisje të veçanta fitness në smartwatch dhe byzylykë.

App me dhurim vullnetar dhe anonim

Përdorimi i këtij aplikacioni është me bazë vullnetare dhe ruhet privatësia. Instituti nuk kërkon informacione personale si emër, mbiemër, apo adresë të përdoruesit. Gjithsesi kërkohet kodi postar dhe disa të dhëna personale si seksi, mosha, gjatësia, pesha. Të dhënat mblidhen me përafërsi në diferencën 5 kilogramë dhe 5 centimetër.

App për të identifikuar hotspot

Aplikacioni nuk përdoret për të gjurmuar individët, por shërben për të “identifikuar më mirë hotspot-et e infeksioneve dhe ndihmon për një efikasitet më të mirë në matjen dhe luftimin e Covid 19.

Sa më shumë njerëz ta përdorin, aq më mirë është. Prof. Lothar H. Wieler, drejtor i institutit ka theksuar se, “aplikacionet digjitale mund të integrojnë në mënyrë të dobishme masat e adaptuara deri më tani për të frenuar COVID-19. Duam që shumë njerëz të përfshihen në këtë”.

Duke mbështetur aplikacionin përmes leximit të të dhënave, përdoruesi i lejon institutit të mbledhë informacione. Të dhënat përpunohen nga instituti shkencor dhe integrohen në një hartë që tregon shpërndarjen rajonale të personave potencialisht të infektuar deri në nivelin e kodit postar. Harta përditësohet rregullisht dhe publikohet tek www.corona-datenspende.de.

App ndihmojnë në luftimin e epidemisë

“Nëse numri i pacientëve simtomatikë të regjistruar përbën një kampion relativisht të madh, kjo mund të na ndihmojë për të nxjerrë përfundime së pari mbi ngjarjet e infeksioneve, shpërndarjen dhe efikasitetin e masave të marra deri tani”, ka komentuar prof. Wieler, drejtor i RKI, duke theksuar se si në SHBA,mbledhja e informacioneve të ngjashme bazuar në të dhënat e siguruara nga smartwatch e byzylykë fitness kanë qenë të vlefshme në identifikimin e valëve gripale.

ilsole24ore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0