Aplikacionet më të sigurta për telefonin tuaj

Aplikacionet më të sigurta për telefonin tuaj


Falë teknologjisë moderne, janë gjashtë aplikacione të cilat mund t’i përdorni për të ruajtur fotot tuaja më “sekrete”.

Lexoni: Aplikacionet që duhet të keni në telefonin tuaj

  1. Private Photo Vault

Private Photo Vault është një aplikacion që mbron fotot tuaja në një dosje të siguruar me PIN. Brenda në aplikacion gjithashtu ndodhen disa mjete që ju ndihmojnë të editoni dhe rregulloni fotot.

Për iOS dhe Android.

2. Best Secret Folder

Ky aplikacion është i mbrojtur me një fjalëkalim dhe gjithashtu ju lejon të regjistroni video dhe t’i ruani ato direkt në dosjet sekrete.

Nëse ju gaboni 4 herë me fjalëkalimin tuaj, aplikacioni do të shkrep një foto të personit dhe do t’ju dërgoj vendodhjen e tij në email.

Falas për iOS .

3. Keepsafe Photo Vault

Keepsafe Photo Vault ka një “aftësi” të veçantë, ai nuk shfaqet në listën e aplikacioneve “Të hapur së fundmi”.

Aplikacioni i ruan fotot apo videot tuaja me një PIN apo shenjën e gishtit.

Për iOS dhe Android.

4. Secret Calculator 

Makina Llogaritëse Sekrete është pikërisht ashtu siç e lexoni, pas një llogaritëseje aplikacioni fsheh dhe kujtimet tuaja. Qoftë një foto, gif, video apo URL, ky aplikacion i mbron këto të dhëna me një fjalëkalim katër shifror.

5. Secret Photo Album


Në Secret Photo Album, ju mund të klikoni çdo gjë online pa u shqetësuar për historinë e mbetur në shfletues. Ju gjithashtu mund të ruani fotot tuaja sekrete me këtë aplikacion. Siguria e tij është maksimale me fjalëkalim, PIN dhe madje Face ID (njohje të fytyrës).

Aplikacioni ruan email-et dhe mesazhet tuaja.

Falas për iOS .

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0