Anullime ose vonesa të mundshme priten për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të sistemeve globale të IT-së të palëve të treta - Business Magazine Albania

Anullime ose vonesa të mundshme priten për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të sistemeve globale të IT-së të palëve të treta

Si të gjitha linjat ajrore sot, edhe Wizz Air po përballet me sfida të jashtëzakonshme teknike për shkak të ndërprerjes së sistemeve globale të IT-së të palëve të treta. Klientët e Wizz Air mund të përballen me mosfunksionim të të gjithë rrjetit si me faqen e internetit, ashtu  edhe me shërbimet e aplikacionit celular që janë përkohësisht të padisponueshme.

Shërbimet e mëposhtme online aktualisht nuk janë të disponueshme:

  • Faqja e internetit së Wizz Air dhe aplikacioni celular;
  • Sistemi i rezervimit;
  • Sistemi i regjistrimit online dhe shfaqja e kartës së imbarkimit;
  • Qendrat e Kontaktit – rezervime të reja dhe ndryshime në ato ekzistuese;

Gjatë kësaj ndërprerje, check-in falas në aeroport është i disponueshëm. Prandaj, këshillojmë pasagjerët të arrijnë në aeroport të paktën 3 orë para kohës së planifikuar të nisjes për të pasur kohë të mjaftueshme për check in, kontrollin e sigurisë dhe procedurat specifike të shëndetit dhe sigurisë në aeroport.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj, ekipi i Wizz Air po bën gjithçka të mundshme për të minimizuar anullimet/vonesat për klientët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0