Anketa e BSH: Më pak se 1/3 e shqiptarëve kanë njohuri financiare - Business Magazine Albania

Anketa e BSH: Më pak se 1/3 e shqiptarëve kanë njohuri financiare

Më pak se 1/3 e shqiptarëve kanë njohuri minimale financiare. Është ky vrojtimi i Bankës së Shqipërisë ku niveli i kulturës financiare në shoqërinë shqiptare është i ulët. Sipas vrojtimit të publikur nga Banka e Shqipërisë, vetëm 29% e individëve zotërojnë minimumin e atyre që cilësohen njohuritë e nevojshme financiare, si sigurimi i të ardhurave në bankë, përdorimi i kredisë.

Gratë kanë një nivel më të ulët të indeksit të kulturës financiar përkundrejt burrave. Ndërsa përsa i përket  grupmoshave, të rinjtë  18-29 vjeç dhe të moshuarit 60-79 vjeç karakterizohen nga një nivel më i ulët i kulturës financiare. Po ashtu, ata që jetojnë në zona rurale  kanë më pak kulturë financiare, përkundrejt individëve në zonat urbane.

33% e individëve në Shqipëri u drejtohen familjeve dhe miqve të ngushtë për të marrë para, që tregon për shmangien e tyre nga sistemi formal financiar.  Produktet financiare që zotërohen më shumë nga qytetarët shqipatre janë ato te pagesave në  29 % të tyre.

Më pas renditen produktet e kursimit (22% e individëve), produktet e kredisë (13% e individëve) dhe produktet e sigurisë (9% e individëve).

Sipas të dhënavetë raportit, kultura dhe përfshirja e ulët financiare e shqiptare, ndikojnë në mirëqenien e tyre, reflektuar në pasiguri të lartë mbi financat, si rrjedhojë dhe në planifikimet e tyre për të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0