Anëtarësimi i Shqipërisë në ICAO PKD, kalimi në pikat doganore tani edhe më i shpejtë - Business Magazine Albania

Anëtarësimi i Shqipërisë në ICAO PKD, kalimi në pikat doganore tani edhe më i shpejtë

Hap i rëndësishëm për Shqipërinë në sigurimin e dokumenteve të udhëtimit, si vendi i 99-të, që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). ICAO PKD është një platformë globale për shkëmbimin e informacionit mbi dokumentet e udhëtimit, duke ndihmuar vendet anëtare në verifikimin e pasaportave biometrike. Si agjenci e Kombeve të Bashkuara, ICAO bashkëpunon me 193 shtete, për të garantuar rrjet të sigurt e të shpejtë për mobilitetin ajror global.

Anëtarësimi i Shqipërisë në ICAO PKD e pozicionon vendin në nivel më të lartë besueshmërie dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare. Kjo do të thotë se autenticiteti i pasaportës shqiptare do të njihet nga të gjitha shtetet pjesëtare të ICAO PKD, çka rrit ndjeshëm sigurinë kufitare, ndihmon luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në nivel global.

Për qytetarët shqiptarë, përmirësohet përvoja në udhëtimet ndërkombëtare, duke e bërë më të lehtë dhe të shpejtë kalimin në pikat doganore.

Verifikimi i pasaportës në rrjet bëhet nëpërmjet konfirmimit të certifikatës së saj digjitale, e cila ndodhet në zonën e lexueshme nga makinat MRZ (Machine Readable Zone).

Në ceremonië zyrtare të mbajtur në Montreal, Kanada, delegacioni shqiptar u përfaqësua nga Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj, e cila nënshkroi marrëveshjen për integrimin e Shqipërisë në sistemin global të PKD-së. Përfaqësuesit e ICAO dhe ICAO PKD-së, e cilësuan këtë hap si një arritje të rëndësishme për sigurinë dhe integrimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Falë angazhimit dhe bashkepunimit ndërinstitucional, vendi ynë po përparon më tej drejt transformimit të sigurt digjital.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0