Analiza që zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme - Business Magazine Albania

Analiza që zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme

Një studim i ri  ka konfirmuar se një analizë gjaku mund të zbulojë më shumë se 50 lloje kanceri. Rezultatet e një prove në Amerikën e Veriut tregojnë se testi mundi të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh, nga të cilat tre të katërtat nuk kanë asnjë formë të programit të shqyrtimit.

Më shumë se gjysma e kancereve u zbuluan në një fazë të hershme, ku ato janë më të lehta për t’u trajtuar dhe potencialisht të shërueshme, shkruan BBC, përcjell A2 CNN.

Testi Galleri, i prodhuar nga firma farmaceutike amerikane Grail, mund të zbulojë fragmente të ADN-së kanceroze që janë shkëputur nga një tumor dhe qarkullojnë në gjak.

Në studim u përfshinë 25,000 të rritur nga SHBA-ja dhe Kanadaja gjatë një viti, shkruan A2 CNN. Pothuajse një në 100 prej atyre që u testuan pati një rezultat pozitiv dhe në 62% të këtyre rasteve kanceri u konfirmua më vonë.

Testi përjashtoi saktë kancerin në mbi 99% të atyre që rezultuan negativë. Kur u kombinua me shqyrtimin e gjirit, zorrëve dhe qafës së mitrës, ai rriti numrin e kancereve të zbuluara në përgjithësi shtatëfish.

Çështja kryesore është se tre të katërtat e kancereve të zbuluara ishin ato që nuk kishin program shqyrtimi, siç janë kanceri i vezoreve, i mëlçisë, i stomakut, i fshikëzës dhe i pankreasit. Por analiza e gjakut identifikoi saktë origjinën e kancerit në nëntë nga 10 raste.

Këto rezultate mbresëlënëse sugjerojnë se analiza e gjakut përfundimisht mund të luajë një rol të madh në diagnostikimin e hershëm të kancerit.

Shkencëtarët që nuk janë përfshirë në hulumtim thonë se nevojiten më shumë prova për të treguar nëse analiza e gjakut ul vdekjet nga kanceri.

Rezultatet e plota pritet të prezantohen në kongresin e Shoqatës Evropiane për Onkologji Mjekësore në Berlin, ndërsa një studim më i madh me 140,000 pacientë në Angli, që do të përfundojë vitin e ardhshëm, do të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse testi do të implementohet në masë nga NHS.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) ka thënë më parë se nëse rezultatet janë të suksesshme, testet do të shtrihen në një milion njerëz të tjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0